Kosova në vëmendjen e SHBA-së: Heqja e taksës 100% për ta ndalur fushatën denigruese të Serbisë

Politika

Kosova në vëmendjen e SHBA-së: Heqja e taksës 100% për ta ndalur fushatën denigruese të Serbisë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 24 janar 2020 Në ora: 12:09
Richard Grenell në takim me Mustafën

Kosova gjendet para një dileme të madhe me rastin e kërkesës që iu bë nga i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, për heqjen e taksës se vendosur ndaj Serbisë.

I dërguari nga Amerika ka deklaruar se nuk ka ardhur në Kosovë që të ndikojë në bërjen e koalicionit në mes dy partive politike VV-LDK, por që dy kryetaret e këtyre partive i ka takuar ndaras dhe me të njëjtin qëndrim, heqjen e taksës ndaj Serbisë mr kushtin që Serbia ta ndaloje lobimin kundër Kosovës.

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas takimit që e ka pasur me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa deklaroi edhe një herë se ata nuk janë të interesuar të ndërhyjnë në formimin e qeverisë, por janë të interesuar të shtyjnë përpara zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Grenell edhe nga selia e LDK-së, para gazetarëve kërkoi largimin e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, por theksoi se edhe kjo e fundit duhet të ndërpres fushatën e dëmshme lobuese karshi Kosovës.

“E përçova të njëjtin mesazh që ne në Amerikë nuk jemi të interesuar në përfshirje në atë sesi do të formohet qeveria, dhe ajo se çfarë jemi të interesuar është zhvillimi ekonomik. E ndava vizionin tim për arritjen e shpejt të qëllimit, ku do e heqim taksën dhe Serbia të ndal fushatën e saj për mosnjohjen e Kosovës. Mendoj se këto të dyja janë hapat e ardhshëm. I shkëmbyem disa ide ekonomike sesi të ecim përpara dhe të krijojmë më shumë energji dhe entuziazëm për vende të punës. Ne biseduam më specifikash për projektet që po vijnë, mendoj se do i kemi disa njoftime në të ardhmen e afërt për më shumë progres kur flitet për vende të punës”, u shpreh Grenell.

Në lidhje më këtë dhe mundësinë për heqjen e taksës ndaj Serbisë, gazeta “Bota sot” ka tentuar të merr një qëndrim nga Qeveria në largim apo njeri nga këshilltarët e Ramush Haradinaj, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Nitaj: AAK do të jetë kundër heqjes së taksës

Image
Muharrem Nitaj

Kurse i vetmi që ka folur shkurt ka qenë Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili ka treguar se janë kundër heqjes se taksës ndaj Serbisë.

“Unë mund të them se Aleanca do të jetë kundër heqjes se taksës për aq sa është ne fuqinë e saj”, ka thënë Nitaj.

Kadriaj: Kërkesa e ambasadorit Grenell është për tu marrë seriozisht

Image
Musafë Kadriaj

Njohësi i çështjeve ekonomike Musafë Kadriaj ka thënë se Ramush Haradinaj do të bëjë gjithçka që të mbroj kauzën e tij për mos heqjen e taksës ndaj Serbisë.

“Duke njohur profilin e kryeministrit Haradinaj vlerësoj që ka pak shpresë për lëkundje të qëndrimit të tij për dy arsye, sepse më ketë tenton që të mbroj kauzën e tij edhe si parti opozitare dhe njeherit si presion ndaj kryeministrit në ardhje. Kërkesa e ambasadorit Grenell është për tu marrë seriozisht nëse jep garancion që Serbia të ndal lobimin në kontestim të Pavarësisë se Kosovës duhet të hiqet sepse edhe arsyen e vendosjes së taksës ka qenë pikërisht si reflektim ndaj lobimit serb në lobim kundër që Kosova të behët anëtare e Interpoli-t dhe në UNESCO” ka thënë Kadriaj.

Sipas tij, linja Prishtinë- Beograd duhet të merret si një hap pozitiv për faktin që Kosova nuk duhet të humbë partneritetin me SHBA-në dhe njëherit u tregua që administrata e SHBA-se edhe ka interesim për çështjen e Kosovës, ku dihet që ka shumë tema edhe më emergjente se Kosova sidomos lindja e mesme.

“Më ketë dua të theksoj që të dy palët si Kosova dhe Serbia po e pranoj më lehtë ndërmjetësimin e SHBA-së për faktin që Kosova ka besim të plotë tek SHBA-të si dhe pala serbe tenton që të rehabilitoj para vetveten para një superfuqie siç është SHBA-ja dhe në ketë rast Kosova nuk duhet të t`ia lejoj vetvetes që pala serbe të jetë më pragmatike në raport se Kosova do të ketë argument që palën kosovare të paraqes si jo bashkëpunues edhe Kosovën si një projekt të dështuar para SHBA-së”, ka përfunduar ai.

Duhanaj: Presidenti Trump, nuk do të lë mundësinë t'i dalë nga dora

Image
Leon Duhanaj

Kurse, sipas njohësit të çështjeve politike në vend Leon Duhanaj, Kosovën, përkatësisht Qeverinë e re, menjëherë e presin sfida të cilat sa më shumë që shtyhen, aq më problematike do të jenë.

“Për mendimin tim, Presidenti Trump, i ka vënë vetës qëllim që në ndonjë vend të botës, ta arrijë një sukses të madh i cili do të cilësohet si arritje e madhe në bërjen e paqes së qëndrueshme dhe, të cilin të synojë ta kapitalizojë në politikën e brendshme amerikane, gjegjësisht në garën politike kundër demokratëve. Nëse i analizojmë pak përpjekjet e tij. Ai filloi me Korenë e Veriut, por nuk ja doli të ketë ndonjë depërtim thelbësorë. Pastaj çështja tejet e paqartë në lindjen e mesme dhe e cila nuk shihet që ka ndonjë dritë në fund të tunelit” ka thënë ai.

Sipas Duhanajt, e vetmja mundësi reale, i mbetet çështja e Kosovës dhe Serbisë. Ku edhe pala serbe ka qasje interes dhe përafruese me SHBA-të.

Në ketë kontekst, SHBA, gjegjësisht Presidenti Trump, nuk do të lë mundësinë t'i dalë nga dora dhe, do të bëjë përpjekje që ta arrijë marrëveshjen e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në ketë rrugë, as nuk do të lejojë lojëra me taksa e as nuk do të lejojë lojërat diplomatike të tipit Daçiq.

Pra ndër vendimet e para që do ta presin Qeverinë e re do të jenë, heqja e taksës dhe rifillimi i dialogut me Serbinë” ka thënë Leon Duahanj për “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat