Zbulohet se çfarë ndodhë në Kosovë nëse nuk arrihet koalicioni LDK-Vetëvendosje

Politika

Zbulohet se çfarë ndodhë në Kosovë nëse nuk arrihet koalicioni LDK-Vetëvendosje

Nga: N.H Më: 26 janar 2020 Në ora: 23:15
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka afat edhe pak ditë që ta formojë Qeverinë e re të Kosovës.

Mirëpo, edhe pse ditët po shkojnë, partia e tij, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po arrijnë assesi një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Pas propozimit të Albin Kurtit si mandatar për kryeministër të ri të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe dekretimit të këtij propozimi nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të cilin ky i fundit e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës, të hënën e shkuar, ka nisur rrjedhja e afatit të parë ligjor prej 15 ditësh, për krijimin e qeverisë së re të vendit.

Analisti politik, Faton Mehmeti, duke komentuar situatën në të cilën ndodhen partia e Mustafës dhe ajo e Kurtit, ka thënë se është e vështirë të jepet ndonjë ide më të qartë se do të ndodhë apo jo një koalicion mes tyre.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

“Të gjithë kemi pritur se ky koalicion do të ndodhë qysh pas certifikimit të rezultateve, askush nuk e ka pritur se ende s’do të kemi koalicion. Nuk dihet se deri ku kanë avancuar negociatat mes dy partive, andaj është e vështirë të japim ndonjë ide më të qartë se do të ndodhë apo jo një koalicion. Nëse nuk ndodhë vendi vetëm sa do të futet në krize të thellë financiare, buxhetore dhe faji për këtë do u bie të dy partive që kanë zhargitur këtë proces”, ka thënë Mehmeti.

Mirëpo, ai konsideron se ende ka kohë për t’u arritur një koalicion mes këtyre dy subjekteve.

Ndërsa, krejt në fund, ai thekson se nëse nuk arrihet një marrëveshje, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

“Ka ende kohë, mund të ndodh çdo gjë në mesnatë, siç e kemi zakon ne shqiptarët që në çastin e fundit të bëjmë gjërat që nuk i kemi bërë me muaj të terë, andaj, nuk do befasohesha nëse ndodh. Pritet të jetë një natë pa gjumë për dy subjektet, e rezultati do e shohim nesër dhe ditëve në vijim. Nëse nuk arrihet një koalicion mes VV-së dhe LDK-së vendi mund të shkojë në zgjedhje, ose do të futet në interpretimi kushtetuese, që faktikisht nuk i shërbejnë vendit”, ka thënë krejt në fund, analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat