SPIEGEL: Kurti vlen si i pakorruptueshëm, qeveria e tij goditje për komandantët autokratë

Politika

SPIEGEL: Kurti vlen si i pakorruptueshëm, qeveria e tij goditje për komandantët autokratë

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 23:51
Newly elected Prime Minister of Kosovo Albin Kurti (C) waves after the voting session of the Assembly in Pristina on February 3, 2020. - Albin Kurti was voted on February 3 Kosovo

Shumë muaj Kosova nuk kishte qeveri, kurse tani Albin Kurti është zgjedhur kryeministri i ri i vendit. Qeveria e tij është e para me legjitimitet të pastër demokratik. Reformat që e presin janë gjigante, shkruan fillimisht magazina më e madhe e Europës, Der Spiegel.

Kosova është e varfër. Shumë e varfër, Pa ndihmën financiare të ndërkombëtarëve, vështirë se mund të mbijetojë vendi. Gjithashtu edhe sistem të drejtë demokratik ka vetëm shkel e shko në vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor. Arsyeja: deri tani me Kosovën kanë udhëhequr ish komandantët e korruptuar dhe klanet e tyre, përcjell foldrejt.com.

Por tash kjo mund të ndryshojë, pasi qeveria e re udhëhiqet nga Kurti, një sinjal që erdhi nga qytetarët e Kosovës për të dënuar autokratët e korruptuar.

“BE duhet ta njohë këtë sinjal dhe në të ardhmen të marrë më seriozisht vullnetin e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor,” shkruan më tutje magazina gjermane duke kritikuar tërthorazi establishmentin e Brukselit që shpesh bashkëpunon edhe me liderë të korruptuar të Ballkanit.

Kurti vlen si i pakorruptueshëm, kurse Vjosa Osmani nga LDK është e bindur se vendin e saj e pret një e ardhme më e ndritshme dhe kjo do arrihet me “politikanë qeveritarë të cilët nuk kanë probleme juridike”.

Sipas medias gjermane qeveria e re ka shumë punë, ku përveç reformës në drejtësi, duhet edhe të luftojë korrupcionin dhe politizimin e institucioneve publike.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, nuk pritet një zgjidhje e menjëhershme, ku si fillim duhet që Serbia të njohë krimet në Kosovë.

Pavarësisht sfidave të mëdha që e presin Kosovën, Europa duhet të mbështetë ndryshimin e votuesve të Kosovës./Foldrejt.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat