Vjen “shuplaka” e radhës për Edi Ramën, kryeministri Kurti i dha urdhrin të mos flasë në emër të Kosovës

Politika

Vjen “shuplaka” e radhës për Edi Ramën, kryeministri Kurti i dha urdhrin të mos flasë në emër të Kosovës

Nga: G.B Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 20:22
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri Albin Kurti ka bërë sot vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, ku është takuar me krerët e shtetit.

Kritika kishte pritja që atij iu bë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, me të cilin pati dhe mospajtime lidhur me Minishengenin.

Derisa Kurti tha se duhet të bëhet makroshengenin shqiptar, Rama tha se duhet të bëhet minishengeni me Serbinë.

Image
Rexhep Shahu

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Rama me pritjen që bëri, dështoi të jetë lider rajonal i Ballkanit dhe shef i Kosovës dhe nga Albini e kuptoi se Kosova ka të zotët e vet dhe nuk e përfaqëson Tirana Prishtinën.

“Edi Rama kryeministër i Shqipërisë në pritjen që i bëri kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti, i cili bëri vizitën e tij të parë jashtë Kosove në Tiranë, dështoi të jetë edhe për Albinin lider rajonal i rajonit të Ballkanit. Rama dështoi të jetë edhe shef i Kosovës, duket nga sot mori urdhër nga Albini të mos flasë në emër të Kosovës e për Kosovën sepse ka kush flet për Kosovën. Kosova ka të zotët e vet dhe nuk e përfaqëson dot Tirana Prishtinën”, është shprehur ai.

Shahu vlerëson se Rama ishte i ftohtë e i ngurtë, pasi me Albinin nuk bën sikur me Thaçin dikur.

“Albin Kurti në retorikë është më i aftë se Edi Rama dhe nuk besoj se do të bëhet kone e Edi Ramës apo do të impresionohet si ndokush tjetër pse Edi Rama flet rrjeshëm gjuhën letrare shqipe dhe mahnit për këtë shkak ndonjë idiot. Kryeministri Rama ishte i ngurtë e i ftohtë sepse duket me Albinin nuk bën si me Thaçin dikur. Albini dëshirojmë të jetë i kthjellët se pa Kosovën nuk ka minishengene e pallavra”, ka theksuar Shahu.

Sa i përket minishengenit, ai vlerëson se Rama e do minishengenin me Serbinë edhe pa Kosovën, pasi sheh ëndërr se do të mbetet në kujtesë si lider mes shqiptarëve e serbëve.

“Edi Rama do minishengen edhe pa Kosovën sepse i mjafton Serbia e Serbisë i intereson të mos jetë Kosova sepse ajo ende e llogarit Kosovën pjesë të saj. Vetëm për këtë shkak në fakt Edi Rama nuk duhej të pranonte tryezë pa Kosovën kurrë. Rama ekzaltohet nëse Serbia e përkrah pasi ai sheh ëndërr se do të mbetet në kujtesë si lider rajonal si pajtues mes shqiptarëve e serbëve por në fakt po bëhet irritues për shqiptarët. Gjithçka varet nga qëndresa e Albin Kurtit dhe politikanëve të Prishtinës asgjë jo prej Edi Ramës as Vuçiqit. Topi politik është në dorë të Kosovës. Edi Rama do të bëjë kosh nëse ia lëshon topin në dorë Kosova”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat