Reciprociteti nuk e zëvendëson taksën, për njohje të shtetit të Kosovës

Politika

Reciprociteti nuk e zëvendëson taksën, për njohje të shtetit të Kosovës

Nga: D.B. Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 17:12
Muhamet Kelmendi

Njohësi i çështjeve juridike profesor, Muhamet Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se reciprociteti kurrë nuk e zëvendëson taksën për njohje të shtetit të Kosovës. Kjo sipas tij, pasi nuk ka në çdo fushë bazë të reciprocitetit me shtetin kriminal serb.

Ja postimi i plotë:

Reciprociteti nuk e zëvendëson taksen për njohje të shtetit të Kosovës Reciprociteti kurrë nuk e zëvendëson taksën për njohje të shtetit të Kosovës, sepse nuk ka në çdo fushë baze të reciprocitetit me shtetin kriminal serb.

Për këtë vrasjet e 13800 vetave, përdhunimet e 20 mijë shqiptarëve, reparacionet e luftës në lartësi prej 30 miliardë euro, plaçkitjet e 2.5 miliardë eurove të pensioneve në Kosovë, gjetja e të zhdukurve prej 1600 vetave të vrarë nga shteti serb dhe ndjekjet me dhunë, terror e masakrime të 1 milion shqiptarëve jashtë vendit. Në këto fusha nuk ka reciprocitet me Serbinë. Ka përgjegjësi penale e gjenocidiale dhe ajo është e shtetit serb.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat