Marrëveshja e “fshehur”, vetëm maja e Ajsbergut, analisti i njohur tregon pse shkarkimi i Thaçit është i domosdoshëm

Politika

Marrëveshja e “fshehur”, vetëm maja e Ajsbergut, analisti i njohur tregon pse shkarkimi i Thaçit është i domosdoshëm

Nga: A.M. Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 22:10
Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  të mërkurën ka publikuar një marrëveshje të nënshkruar në prill 2013 me ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në të cilën garantohej se pa pëlqimin e tyre FSK nuk do të shkojë në veri.

Analisti politik Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se zbulimi i marrëveshjes së fshehur mes presidentit Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të NATO-s është vetëm maja e Ajsbergut.

“Zbulimi i marrëveshjes së fshehur mes Thaçit dhe zyrtarëve të NATO-s është vetëm maja e Ajsbergut e asaj çfarë Hashim Thaçi ka nënshkruar në Bruksel me Serbinë. Këtu edhe është frika ma e madhe , pasi nga ky njeri mund të pritet çdo gjë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Kurse, ka potencuar se shkarkimi i Thaçit është domosdoshëm dhe ka treguar se çfarë e shqetëson qeverinë e Kosovës.

“Shkarkimi i Hashim Thaçit është i domosdoshëm duke parë gatishmërinë e tij që me çdo kusht të jetë ai prijës i bisedimeve me Serbinë, dhe duke qenë i gatshëm të pranohej çdo marrëveshje. Nuk jemi kundër marrëveshjeve dhe bashkëpunimit me NATO-n, por kundër pazareve te fshehta. Dinakëria e Thaçit është ajo që shqetëson qeverinë dhe qytetarët e jo bashkëpunimi me NATO-n. Faktikisht Thaçi është përgjegjës i shumë të këqijave, andaj nuk meriton të jetë edhe më tutje ne krye të shtetit”, ka thënë analisti politik Mehmeti.

Ndryshe, kjo marrëveshje është publikuar të mërkurën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaron se kjo është nënshkruar kur presidenti Thaçi ishte në krye të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat