Akuzat e Kurtit për Thaçin se ka bërë marrëveshje me Vuçiqin, Elezaj i quan të vërteta: Kjo është marrëveshja sekrete...

Politika

Akuzat e Kurtit për Thaçin se ka bërë marrëveshje me Vuçiqin, Elezaj i quan të vërteta: Kjo është marrëveshja sekrete...

Nga: A.M. Më: 13 mars 2020 Në ora: 16:53
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Publicisti Rexhep Elezaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se ka nënshkruar një marrëveshje sekrete me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqit.

Ai ka thënë se kjo deklaratë e Kurtit është saktë pasi që ka edhe persona të tjerë të cilët e kanë deklaruar një çështje te tillë.

“Deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “kanë marrëveshje sekrete, të cilën duan tani ta jetësojnë, dhe se gjoja, sipas tyre bëhet fjalë për heqje të tarifës për qëllim të dialogut, kjo është një gënjeshtër, sepse ata për qëllim kanë mbylljen e dialogut me një marrëveshje të gatshme...”, që sipas mendimit tim, i bazuar në analizat e njohësve të ngjarjeve ndërkombëtare, në veçanti të rrethanave politike në Kosovë, siç është analisti Tim Judah, Daniel Server, etj., kjo deklaratë është e sakët, ngase ekziston mundësia reale që të ketë një marrëveshje sekrete midis dy protagonistëve të lartë përmendur, Thaçi-Vuçiq..!?”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Elezaj ka përmendur çështjet të cilat mund të jenë pjesë e marrëveshjes.

“Se mund të jetë e përgatitur qysh më herët një marrëveshje sekrete midis H. Thaçit dhe A. Vuçiqit, këtë dyshim e nxitë, para së gjithash, përfolja në opinionin vendorë dhe ndërkombëtar, se me këtë marrëveshje qenkan paraparë dy mundësi për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb në Ballkan me njohje nga ana e Serbisë të pavarësisë së Kosovës; e para, korrigjimi i kufijve duke i dhënë Serbisë tri qytetet në Veri të Kosovës, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin, ndërsa Kosova të merr Preshevën me disa fshatra afër kufirit, dhe e dyta; dhënia serbëve të Kosovës një autonomi me kompetenca vendimmarrëse si dhe eksterritorialitet të kishave serbe në Kosovë, e që këto dy variante të përfolura, pa asnjë dyshim, do ishin në dëm të sovranitetit të Kosovës, por edhe të papranueshme për shqiptarët..!”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Sipas tij, për çdo analist politik si dhe vrojtues të thjesht, len hapësirë për dilema, se sipas gjasave kemi pasur të bëjmë me bisedime enigmatike midis Thaçit dhe Vuçiqit, që ky i fundit do qëndron po ashtu dy ditë në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington, ku ka pasur biseda me H. Thaçin në praninë e z. R. Grenell dhe senatorit O’Brain, etj!”, ka deklaruar Elezaj për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe zhvillimet e fundit rreth tërheqjes së trupave ushtarake të SHBA-së nga Kosova.  

“Për fat të mirë të Kosovës, të gjitha “kërcënimet” amerikane ndaj kryeministrit Kurti, se miqtë amerikanë do i tërheqin trupat e tyre ushtarake nga Kosova, se do ndërmarrin sanksione kundër Kosovës, se do e mbyllin kampin e “Bonstill-it”, për shkak se kryeministri Albin Kurti, nuk po e heqë tarifën ndaj Serbisë sipas kërkesës së miqve amerikanë, të gjitha dolën të kishin qenë spekulime politike si dhe qëndrime personale të disa zyrtarëve amerikanë, dhe jo qëndrime zyrtare të St. Departamentit të shtetit. Këto zëra i demantoi dje një oficer i lartë amerikan në NATO, i cili deklaroi se nuk do ketë kurrfarë tërheqje të trupave amerikane nga Kosova, por as të ushtarëve të vendeve tjera, sepse ne jemi dhe do qëndrojmë në Kosovë për ta ruajtur sigurinë në rajonin e Ballkanit, derisa të ketë nevojë për një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Në fund, Elezaj ka deklaruar se me Kurtin dhe Osmanin do jenë rruga dhe alternativa e vetme e cila Kosovën do e nxjerr nga kjo “Nyje e Gordonit”.

“Po ashtu, pas gjitha dilemave, debateve, polemikave, frikës si dhe krizës në koalicionin qeverisës LVV-LDK, pranë veprimeve të ç’akorduara midis subjekteve politike në Kosovë, të cilat u shfaqen hapur në seancën e Kuvendit të Kosovës, lidhur me (mos)heqjen e tarifës ndaj Serbisë, gjegjësisht rreth temës së sajuar pa ndonjë arsye të madhe të cilën opozita e ngriti në Kuvend; “Me taksën, apo me Amerikën”, jam i sigurt se qëndrimi zyrtar i kryeministrit, z. Albin Kurti si dhe angazhimi tejet atdhetar, profesional dhe kombëtar i znj. Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit, do jenë rruga dhe alternativa e vetme e cila Kosovën do e nxjerr nga kjo “Nyje e Gordonit” të cilën ia ka ngatërruar rreth qafe H. Thaçi me politikën e tij përparëse dhe antikombëtare..!?”, ka përfunduar Elezaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat