Ekskluzive: Zbulohet e vërteta e madhe, ja pse LDK nuk votoi për heqjen e taksës, dhe kush janë gjashtë deputetët që janë kundër mocionit ndaj qeverisë

Politika

Ekskluzive: Zbulohet e vërteta e madhe, ja pse LDK nuk votoi për heqjen e taksës, dhe kush janë gjashtë deputetët që janë kundër mocionit ndaj qeverisë

Nga: A.J Më: 20 mars 2020 Në ora: 20:36
Qeveria e Kosovës

Derisa pak më parë është miratuar heqja e taksës me shumicë votash sot në mbledhjen e Qeverisë, është konfirmuar se ky miratim ka ndodhur pa votat e LDK-së.

Një deputetët i Lidhjes demokratike të Kosovës i cili ka fol në kushte anonimiteti ka thënë për “Bota Sot” se kanë pasur afat katër orë për votim ose jo, po që nuk është diskutuar fare nëse LDK do të marrë pjese apo jo.

Është qëndrim i LDK-së që taksa të hiqet tërësisht dhe pa kushte andaj edhe nuk kemi dashur të jemi të kyçur në atë proces. Ata kanë veprua si kanë veprua por duhet dit mirë se përkundër të gjithave ne ende ushtrojmë funksionet tona dhe jemi pjese e qeverisë. Po kemi pas afat katër orë sepse votimi është berë online dhe me duket se tash pasi që ne nuk kemi marr pjesë numërohet si votim pro” ka thënë deputeti në fjalë.

Ai ka mohuar se Lidhja Demokratike e Kosovë janë mbledh dhe kanë diskutuar se të votojnë apo jo kundër heqjen se taksës për lenden e parë.

“Jo nuk jemi mbledh sepse qëndrimi jonë është ky që është. Qëndrimet e LDK-së nuk është se janë unike por për taksen kemi qenë të gjithë që të hiqet e sidomos pas kërkesë se fundit të SHBA-së” ka thënë deputeti.

Ai po ashtu ka thënë se janë gjashtë deputetë të cilët kane qenë kundër mocionit mosbesimit ndaj qeverisë ani pse tre prej tyre kanë nënshkruar për mocion.

“Në LDK ka pas fjalë dhe vazhdon të këtë për mocion ndaj qeverisë, kane qenë gjashtë deputetë që që kanë qenë bindshëm kundër këtij mocioni ani pse tre nga ta më duket e kanë nënshkruar. Në këtë kohë më se paku kemi nevoje të kalojmë nëpër fazë mocionesh. Qeveria është dashur të vayhdoj punën e vet, dhe sidomos Kurti është dashur të reflektoj sot” kanë thenë deputeti në fjalë.

Ndryshe vetëm pak më parë është miratuar heqja e taksës me shumicë votash sot në mbledhjen e Qeverisë, pa votat e LDK-së dhe me abstenimin e Listës Serbe. Kjo do të thotë se taksa do të hiqet për lëndën e parë, derisa nga 1 prilli pritet të hiqet tërësisht.

Mbledhja është mbajt në distancë, bazuar në rregullore.

Ata kanë pasur të votojnë për secilin, përfshirë edhe për heqjen e taksës për lëndën e parë. Sipas rregullores, nëse brenda katër orësh ministri nuk kthen përgjigje atëherë konsiderohet votë për.

Propozim vendimet iu kanë shkuar ministrave para orës 15:00, kështu që tashmë kanë kaluar katër orë dhe votimi është mbyllur.

Anëtarët e kabinetit qeveritar nga radhët e Vetëvendosjes kanë votuar të gjithë për, e po ashtu edhe Emilia Rexhepi, nga komunitetet shumicë jo serbe. Dy ministrat serbë kanë abstenuar, kurse anëtarët nga LDK-ja nuk kanë kthyer përgjigje.

Sipas një burimi në ZKM, për ministrat e LDK-së do të shënohet që nuk kanë marrë pjesë në votim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat