Rrëfen Profesori: Tash e 31 vite më parë ndodhi diçka e ngjajshme me këtë të sotit, deputetë mos u bani të pafytyrë sikur…

Politika

Rrëfen Profesori: Tash e 31 vite më parë ndodhi diçka e ngjajshme me këtë të sotit, deputetë mos u bani të pafytyrë sikur…

Nga: M.H Më: 25 mars 2020 Në ora: 09:08
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

Seanca do të mbahet në bazë të kërkesës së 44 deputetëve dhe pritet të nis në orën 11:00.

Në lidhje me këtë takim në një prononcim për “Bota sot”, profesor dr. Binak Maxharraj, tregon historin e gjendjes së Kosovës gjatë kohës kur Serbia me gjithë forcën është munduar ta sundoj Kosovën.

Profesori, për seancën e sotme kërkon që të mos votohet mocioni kundër qeverisë Kurti, kërkon që të mos e kthejn përsëri qeverin e kaluar e cila për vite me radhë shkatërroi vendin me korrupsion, duke vazhduar që rrëzimin e kësaj qeverie nuk po e duan as shtetet e mëdha.

“Besoj se sot Parlamenti nuk do të bëj tradhtin e dytë kombit, bëj thirrje Parlamentit që kjo mos të ndodhë për hir të elektortit dhe situates pandemike qe jemi. Mocioni i Isa Mustafës thik pas shpine shtetit dhe qeverisë -Kosova ngadal por me siguri po rrëshqet në diktaturë Hashimit. Dhuna,represalje dhe krime të Serbisë?! Kosovës kurr nuk ju nda gazepi si në diktatur poashtu edhe tasht në liri e cila spo na pelqen por po donë prapë të kthehemi në diktatur. Kjo është e çuditeshme çfarë po ndodhë sot në Kosovë. Janë quar pesh dragoj e kulqedra të Pronto mafisë për ta rrëzuar demogracinë. Tash e 31 vite më pare ndodhi diçka e ngjajshme me këtë të sodit.Kryesishtë ateherë me 23 Mars 1989 më ndryshimet kushtetuese. Serbia bëri grushtë shtet në Parlamentin e Kosovës duke e suprimuar autonomin e vitit 1974, që sipas kushtetutes Kosova ishte jashtë Serbisë.Atë ditë në mbledhjën e Kuvendit të Kosovës votuan edhe ata që nuk ishin deputet,votuan udbash,por në ato rrethana të hekurta të mbajtjës se Seances ishin edhe 10 deputet shqiptar edhe pse gjendeshin para tytave nuk i votuan ndryshimet kushtetuese të diktura nga Serbia. Pasoi katrahura,filloi diktatura Serbia nxori shume ligje te dhunshme të cilat shqiptarët i nxirnin jashtë ligjit”.

“Filloi diktatura e egër,u shtua represioni dhe dhuna ndaj shqiptarëve,u suspenduan te gjitha institucionet e Kosovës,shqiptarët u nxorën nga shkolla si dhe nja 140 punëtor u nxorën nga puna.Kësaj dhune të egër iu kundërpërgjigjen shqiptarët me protesat dhe demostrata të fuqishme.Vetëm gjatë përiudhës nentor 1989 mars 1990 morën pjesë mbi 500 mijë shqiptare. Por,falë menqurisë së Presidenti Rugova ai arrijti që të organizoi ndarjën nga ajo serbe jetën në Kosovë në te gjitha sferat e jetës.Kjo nuk i përqeu Serbi,ai e filloi represionin ndaj shqiptarve duke i tortur,vrar e ndjekur nga Kosova.Dhuna dhe represioni ishte aq i vrazhdet sa qe shqiptaret u vetëorganizuar ti përgjigjën dhunës me dhunë dhe filluan luftën çlirimtare çfare Kosova me ndihmën e SHBA dhe vendeve tjera Evropiane.Pas luftës pushtetin me dhunë e morën Komandantet të cilët e dhunuan këtë shtet për 20 vite me keqeeverisje,hajni dhe plaqkitke duke e qitë shtetin ne dy gjunjë”.

“Liria dhe përsëri dhuna e Klanëve dhunuse Thaçi-Mustafa. Kosova 20 vjetë në liri por nuk ishte plotësisht e lirë.Lirinë e Kosovës e kufizuan uzurpuesit e lirisë,komandantë që nuk luftuan,por përfituan nga lufta.Ata gjatë këtyre 20 viteve e dhunuan lidin dhe këtë shtetë të brishtë të cilin e qitën në dy gjunjë duke e vjedhë e plaqkitë me qeverisje kalndesitin,kqeqeverisje,me privatizme të pasurisë shtetëror falas.Kështu për 20 vite u kap shteti nga këta matrapaz te luftës të cilët krijuan pasuri enorme duke e plaqkit këtë vend. Të gjitha qeverit e pas luftës karakterohën si keqqeverisese,uzurpuese. Qeveritë nuk ishin stabile,rrëzoheshin njëra pas tjetrës me qëllim të ruajtës së intereasave të tyre politike,ekonomike dhe për ruajtjën e pasuris së tyre te vjedhur pa meritë. Ky zingjirë sikur u dukë së do të shkëputej me zgjedhjët e 6 tetorit 2019, kur votuesi populli i nxori jashtë loje partitë e korruptuar,duke ia dhanë votës të vetmën shpresë për ndryshime LVV në krye me Kurtin, por që si parti e dytë në saje të Vjosa Osmanit dole edhe LDK”.

Image
Binak Maxharraj

“Populli nga këto dy parti kërkojë ndryshime.Zgjati katër muaj negociata midis LVV dhe LDK për të krijuar qeverin.Hezitonte në këtë drejtim LDK e cila nuk ishte e sinqertë në krijimin e koalicionit,sepse derisa bisedonte me Kurtin prapa e shmigonte Hashim Thaqin sepse Isa Mustafa në esencë hiq nuk dallon nga Thaçi te dytë janë te korruptuar,por qe Isa Mustafa njhet si një tinxar me i msheftë e luan lojën pas shpine të LDK-së, ani pse qeveria u formu gati formalisht sepse Isa Mustafa kishte qëllime tjera në koordinim te mshefët me Hashim Thaqin dhe qëllimi i tyre ishte i thjeshtë le te formohet qeveria,por fillë pastaj kjo qeveri te sulmohën me altileri dhe mortaja nga me te ndryshme. Ani pse qeveria Kurti filloi mirë punën,bëri disa ndryshime ne vendimet e gabura te qeverisë së mëparshme puna e të cilët u lavderuar edhe nga ndërkombëtaret,por jo edhe nga vendoret të cilëve nga kjo qeveri u hyri ujë nen këmbë duke u frikësuar se mos kjo qeveri po ua zbulon korrupsionin,hajnit dhe plaqkitjes. Klana mafia e LDK dhe ajo e Pronto mafisë nuk mund te përbini”.

“Filloi fushata e egër,e këtyre egërsirave të tipit Thaqi dhe Mustafa duke e kompromituar qeverin ende hala pa filluar punën,kësaj duhet shtuar edhe faktin se Hashim Thaçi ka hy thellë në lojrat rreth dialogut i cili në fokus te tij e ka vu ndarjën e Kosovës qe me Kurtin nuk mund ta bente. Dhe filloi gjuajtja me thika,rolin e thika dhe te tradhëtisë kombetare e mori vet vozhdi Isa Mustafa i LDK i shtyer nga Pronto mafia.Ai këto ditë ia futu thikën qeverisë duke e kërkuar mocionin për rrëzimin e qeverisë të cilës vetem formalisht iu bashkua.Kjo është një thikë pas shpine edhe popullit te Kosovës,atyre 400 mijë votuese qe i votuan këto dy parti,për te vetmin qëllim për ta larguar Albin Kurtin qe sa më gjatë ti mbajnë te meshefura korrupsionet e tyre të cilat kanë qenë të rrezikuar nga qeveria Kurti”.

“Ftesë biblike për deputetët?! Sot pra është vu në rend dite nga ana e Kryesis qe pikërishtë në ora 11 të mbahet seanca e Parlamentit që në rend dite është propozimi i LDK-së, Isa Mustafa. Ju deputet përdorne mendjën dhe mendimin e juaj, përdorne mendjën e 400 mijë votuese që ua dhanë besën për një qeveri ndryshe.Mos bini në tradhëti kombëtare duke e rrëzar qeverin që ua dha populli,qeverin më të mirën pas luftës. Deputet mos u bani të pafytyrë sikur ata deputetet e gjenerates para juaj kur për hir me hatër apo m zor ju shtyën ta votoni demarkacioni me Malin e Zi duke ia çkapë Kosovës 8200 hektar toka. Të gjitha ata depute shkuan në bërllogun e historisë. Nuk dëshiroi që kjo të ju ndodhë edhe juve voton me fytyrë,sepse partit janë si kurvat shkojnë e vijnë,por nuk banë të anashkaloni votën e popullit i cili ju votoi për një qeverisje më te mirë.Mos lejoni qe këqpërdoruesit,te korruptuarit të luajnë me ju,sepse ju deputet duke e mos votuar mocionin ju e mbroni edhe Kosovën qe mos të ndahet sipas pazareve të Hashim Thaçit i cili edhte futur thellë ne ujrat e tradhetisë kombetare duke e luajt lojen më kufijt ne bashkëpunim me mafit serbo-ruse”.

“Ju thërras publikisht që sot ti thuani jo mocionit,no pass,no passard.Mos e bëni këtë për hirë te votuesve te juaj,për hirë të familjëve të juaja,të fëmijëve të juaj,mos i lëni me damka jetësore fëmijët e juaj si femijë të prindërve që e tradhtuan këtë vend. Mos, mos e votni sepse përndryshe do te bjenë mbi ju dhe familjet e juaj mallkimi i historisë. Pra sot ju deputet e keni një detyrë fisnike të mos e pranoni mocionin për shkarkimin e qeverisë. Këtë po e kërkojnë edhe të gjitha shtetet me të fuqishme të Evropes që mocioni të mos kaloj ose te shtyhet”, përfundoi, Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat