“Klasa politike po e shfrytëzon pandeminë për fushatë”

Politika

“Klasa politike po e shfrytëzon pandeminë për fushatë”

Nga: A.M. Më: 8 prill 2020 Në ora: 19:44
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se një pjesë e klasës politike po e shfrytëzon Pandeminë duke bërë fushatë për të përfituar vota në fatkeqësi të qytetarëve.

“Partitë politike për interesa të veta harruan gjendjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët po kërkojnë shpëtim nga Virusin Covdit 19. Një pjesë e klasës politike po e shfrytëzon Pandeminë duke bërë fushatë për të përfituar vota në fatkeqësi të qytetarëve”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se klasa politike po tregon se nuk i intereson gjendja e qytetarëve.

Image
Islam Krasniqi

“Kjo klasë e errët politike edhe një herë tregojë nuk ju intereson gjendja e qytetarit, kur e tërë bota bashkohen për t'a luftuar Pandemin, covit 19, për kundër tmerrit që shihet në Itali, Spanjë, në SHBA, këta luftojnë për karrige, ku lakmia i ka verbuar dhe në vend si t'a fuqizojnë qeverinë këta e rrëzojnë  për të hypur vetë aty, përkundër thirrjes së shteteve europiane të cilat kërkuan të mos votohet mocioni në Kuvend. Ky është një skenar i tmerrshme që gjatë do të mbahet mend, ku fjala sovranit vritet nga ata që vranë ëndrrat për një ditë më të mirë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat