Njohësi i ҫështjeve politike, Leon Duhanaj thotë se shqiptarët po dështojnë të integrohen në Evropë duke mbetur si tokë e djegur në mes të dy botërave. Sipas Duhanajt nëse shqiptarët vazhdojnë të kenë dyshime, dyshimi nga Evropa karshi nesh do të rritet edhe më shumë.
“Nuk është hera e parë ku shqiptarët të hamendur mes lindjes dhe perëndimit , dështojnë të integrohen, dhe prishin aleancat duke u larguar nga shtrati i natyrshëm europian për të mbetur tamponzonë apo si tokë e djegur mes dy botërave. Shqiptarët, duhet në radhë të parë ta bindin vetën e tyre se janë europian dhe, të sillen si të tillë. Me pastaj do ta kenë me të lehtë t'i bindin të tjerët. Nëse vetë vazhdojnë të kenë dyshime, dyshimi nga Europa karshi nesh, do të rritet edhe më shumë”, vlerëson analisti Duhanaj.