Krasniqi: Gjykata Kushtetuese mund të shtyn vendimin, pas pandemisë do kemi Qeverinë Kurti 2 - Bota Sot
Krasniqi: Gjykata Kushtetuese mund të shtyn vendimin, pas pandemisë do kemi Qeverinë Kurti 2

Politika

Krasniqi: Gjykata Kushtetuese mund të shtyn vendimin, pas pandemisë do kemi Qeverinë Kurti 2

Nga: G.B Më: 19 maj 2020 Në ora: 17:36
Albin Kurti

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në shpalljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e presidentit të vendit për mandatarin, deri me 29 maj.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas pandemisë, ndërsa LDK me AAK-në dhe Nismën që kanë bërë koalicion, duan që të formojnë Qeverinë e re, me kryeministër Avdullah Hotin.

Se cila nga të dyja duhet të bëhet, për gazetën "Bota sot" analisti politik Islam Krasniqi, ka thënë se deklaratat e tyre janë presion mbi Kushtetuesen, për të cilën thotë se do ta ketë problem dhe se gjatë interpretimit mund ta fusë vendin në krizë institucionale.

Image
Islam Krasniqi

"Deklarata e VV-së dhe LDK-së së bashku me koalicioni e tyre është presion mbi Gjykatën Kushtetuese e cila ka dhenë një afat, i cili po ofrohet por i cili ka shumë mundësi që të shtyhet deri ka fundi muajt të ardhshëm. Gjykata Kushtetuese do të ketë shumë problem lidhur me këto zbrazëtira ligjore, e cila gjatë interpretimit mund të fusë vendin në një krizë institucionale pasi që praktika asnjë herë nuk e ka lejuar të shkelet fituesi i zgjedhjeve, siç është rasti i vitit 2014, ku rreth 6 muaj provuan të ja rrëmbejnë fitoren partisë fituese dhe nuk arritën", është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, do të kemi Qeverinë Kurti 2, ku zgjedhjet do të mbahen pas kalimit të pandemisë.

"Unë mendoj së do të kemi Qeveri Kurti 2 e cila do të fuqizohet pas përmbytjes së virusit Covid 19. Nuk është koha për të shkuar në zgjedhje, pasi që në jemi në luftë më një armik të padukshëm, pasi të kalojmë këtë pandemi duhet të caktohet data e zgjedhjeve duke mos e prishur sistemin zgjedhor për të ja humbur rëndësinë e sovranit që të vendos për liderin e tyre", ka deklaruar Islam Krasniqi për "Bota sot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat