Islami për kërcënimin e Kurtit: Janë “ushtri virtuale”

Politika

Islami për kërcënimin e Kurtit: Janë “ushtri virtuale”

Nga: D.RR Më: 22 maj 2020 Në ora: 17:13
Avni Islami

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, për “Bota sot” ka komentuar kërcënimin që i është bërë kryeministrit Kurti, nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Islami thotë se këto “ushtri virtuale” aktivizohen zakonisht kur në një shoqëri ka probleme serioze, ku aty nuk ju binden ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Këto "Ushtritë virtuale, njësit komando" etj etj, zakonisht aktivizohen kur në një shoqëri ka probleme serioze, ku aty nuk ju binden ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës. Është policia e prokuroria ajo që duhet ta zbuloi të vërtetën sepse këtë mundësi ka mund të shfrytëzohet edhe nga shërbime inteligjente armiqësore e që nuk ia duan të mirën Kosovës” u shpreh Islami.

Ai thotë se Individ të fuqishëm të kamufluar në petkun e politikanët, aktivizojnë këto të ashtuquajturat "ushtri kombëtare".

 “Individ të fuqishëm të kamufluar në petkun e politikanët, të cilët për qëllime të veta ose grupeve të caktuara i aktivizojnë këto të ashtuquajturat "ushtri kombëtare" të cilat nuk ju dihen adresat, por "Komunikatat ", janë bombastike e tejet kërcënuese e sidomos kjo e fundit ku përmban edhe elemente terroriste, duke kërcënuar me vrasje selektive me metoda terroriste”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat