Mehmeti:Ndryshimi i kufijve do të kishte ndikim jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon

Politika

Mehmeti:Ndryshimi i kufijve do të kishte ndikim jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon

Nga: D.B. Më: 22 maj 2020 Në ora: 17:37
Foto Ilustrim

Kosova ndodhet në muajt shumë të rëndësishëm të saj, dhe mbetet të shihet nëse në katër muajt vendimtarë do të mbetet kështu siç është, apo të ndryshohet edhe territorialisht.

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “ Bota sot” se për këtë çështje rreth ndryshimit të kufijve, alarmin po e japin edhe njohës të zhvillime politike edhe në SHBA.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, ka shumë rëndësi edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese se çfarë vendimi do të merr, pasi një vendim kundër Thaçit nënkupton që vendi shkon në zgjedhje, duke minimizuar shanset për ndryshim kufijve.

“Kjo do të jetë vera më e rrezikshme për Kosovë që nga përfundimi i luftës në qershor të 1999.Ndryshimi i kufijve do të kishte ndikim jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, me mundësi të mëdha të destabilizimit të tërë rajonit”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat