Deputeti i LVV-së: Në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojmë 50 deputetë - Bota Sot
Deputeti i LVV-së: Në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojmë 50 deputetë

Politika

Deputeti i LVV-së: Në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojmë 50 deputetë

Nga: D.RR Më: 25 maj 2020 Në ora: 16:35
Kuvendi i Kosovës

Kur kanë mbetur më pak se një javë deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, rivaliteti verbal e politik ndërmjet Kurtit dhe Thaçi është rritur.

Kryeministri në detyrë po kërkon zgjedhje të reja duke pasur besim se ai dhe Lëvizja Vetëvendosje do të dalin edhe më të fortë në zgjedhje.

Në një sondazh të publikuar ditë më parë, e nxori Vetëvendosjen në vendin e parë me 52%.

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci thotë për “Bota sot” se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do t’i fitojë 50 deputetë.

Image
Mefail Bajqinovci

Ai beson se qytetarët do ta përkrahin masivisht VV-në dhe se nuk do të ketë nevojë për koalicione.

“Ne besojmë se tashmë në Kosove janë krijuar dy alternativa politike të vetmet. Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e vjetra në Kosovë që udhëhiqen nga Hashim Thaçi. Ne besojmë se kjo është arsyeja se pse qytetarët do ta zvogëlojnë nevojën e koalicioneve pas zgjedhjeve sepse ata do ta zgjedhin vetëm një alternativë dhe ajo është LVV. Ju e shihni vet që ne jemi partia me përkrahjen më masive popullore në Kosovë dhe do i kemi 50 deputet në zgjedhjet e reja”, tha Bajqinovci për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat