Publicisti i njohur për Kurtin: Kush pengon institucionet kërkon... - Bota Sot
Publicisti i njohur për Kurtin: Kush pengon institucionet kërkon...

Politika

Publicisti i njohur për Kurtin: Kush pengon institucionet kërkon...

M.H Nga M.H Më 30 maj 2020 Në ora: 19:37
Albin Kurti

Ditë më parë Gjykata Kushtetuese japi aktgjykimin pro vendimit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, kështu duke hapur rrugën për një qeveri të re.

Kundër këtij akgjykimi vazhdon të jetë LVV e cila po e sheh të paarsyeshme këtë vendim duke vazhduar gjatë ditës së sotme të mbajë një konferencë dhe të bëj të ditur që do të filloj një peticion online.

Në lidhje me këtë tem, publicisti dhe analisti politik, Rexhep Shahu u shpreh që Gjykata Kushtetuese është në duar të sigurta dhe nuk është duke u qeverisur nga një dorë bandash siç po thekson LVV.

“Mendoj se Kosova nuk është në epokën e fiseve e të shpellave edhe pse Albini kështu e konsideron, por besoj se Kosova është shtet ligjor, i njohur, i provuar, me një Gjykatë Kushtetuese që ka shkarkuar edhe president Kosovë. Mendoj se Kosova nuk është në dorë bandash, nuk qeveriset nga rrjete sociale por ka institucione. Ata që nuk u binden institucionëve ata duan varrin e Kosovës, janë kundër shtetit të Kosovës njejtë si Serbia, duan të na pohojnë se shtet njohin veç Serbinë ose e duan Kosovën vetëm nëse e sundojne vetë. VV duket se që nga krijimi është ndërtuar për ta rrëzuar shtetin e Kosovës, për të mos e njohur as pranuar atë shtet veç në rrethanën kur e sundon vetë. Ky është një mjerim i madh. Unë nuk do të dëshiroja asnjë tollovi por nëse do të bënin edhe të tjerët si VV, ju siguroj se nuk do të kishte vend për Albinin në Kosovë”, u shpreh Shahu.

Më tej, Shahu thotë që kush pengon institucionet kërkon shkatërrimin e shtetit ashtu siç po e kërkon Serbia.

Image
Rexhep Shahu

“Kanë dhënë jetën mijëra njerëz për shtet të Kosovës dhe nuk kanë dhënë jetën askush për kryeministër Albinin e qeveri VV. Albini dhe VV duke shpifur në mënyrë të tmerrshme kundër të gjithëve, duke mohuar çdo institucion, duke kapë vetë çdo institucion i kanë sjellë një dem kolosal Kosoves. Nuk është vota përfaqësuese e popullit të Kosovës me 200 mijë votat e VV, Kosova ka 1.8 milionë votues e jo 200 mijë sa ka marre VV. Kush pengon institucionet kërkon shkatërrim të shtetit të Kosovës, të njejtën gjë që kërkon Serbia, mos njohje institucionesh të Kosovës. Në një përballje mes militantëve të VV me doreza të zeza e pa doreza me militantet e partive të tjera, Albini do të lypte aeroplan me ikë gjallë”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat