“Qeveria Hoti për shkak të dialogut me Serbinë, do t’i shfuqizojë vendimet e Kurtit” - Bota Sot
“Qeveria Hoti për shkak të dialogut me Serbinë, do t’i shfuqizojë vendimet e Kurtit”

Politika

“Qeveria Hoti për shkak të dialogut me Serbinë, do t’i shfuqizojë vendimet e Kurtit”

Nga: M.H Më: 2 qershor 2020 Në ora: 12:40
Hoti dhe Mustafa

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja të zbatimit gradual të reciprocitetit ndaj Serbisë. Njoftimin e bëri zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu duke thënë se, masat e vjetra do të vazhdojnë të zbatohen, derisa atyre do të ju shtohen vazhdimisht ato të reja.

Masa për ndalimin e hyrjes së mallrave nga Serbia në Kosovë pa etiketën në të cilën duhet të shkruan, "Republika e Kosovës", sipas analistit politik, Sulejman Mehazi për një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ky vendim i Kurtit po janë veprime inatesh partake kundër qeverisë Hoti për të I vështirusuar dialogun me Serbinë.

“Vendimi i Qeverisë së Kurtit për ndalimin e futjes së mallërave të Serbisë nëse në to nuk shkruan "Republika e Kosoves" jo që është revoltë ndaj Serbisë e cila nënçmon mëvetësinë e Kosovës, por është edhe një farë hakmarrje ndaj Qeverisë së ardhshme të Hotit. Albin Kurti duke parë se Gjykata Kushtetuese mohoi Zgjedhjet e reja Parlamentare e votoi pro-dekretin e Thaçit për Qeverinë e Hotit, ai, me anë të këtyre vendimeve qeveritare ndaj Serbisë më shume ia rëndon qeverisë së Hotit dialogun me Serbinë sesa konfliktin në mes dy shteteve. Mendojmë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të gjitha vendimet e Qeverisë së Kurtit janë veprime inatesh partiake sesa Qeveritare e shteterore. Tani më Kurti vepron për të vështirësuar e bërë sa më të rëndë dialogun me Serbinë”, u shpreh Mehazi.

Më tej, Mehazi thotë që këto veprime po bëhen që kur të vie në pushtet qeveria Hoti të I shfuqizoj ato mirëpo që kjo mund të ndikoj keq për Kosovën për dialogun Kosovë-Serbi.

Image
Sulejman Mehazi

“Vendimi i ndalesave të mallërave serbe pa "Republika e Kosovës", e ka kuptimin e lëshuerjes pe të Qeverisë së Hotit në dialog me Serbinë. Albini duke parë fundin e qeverisë se tij nxjerrë vendime të ashpra jo vetëm kundër Serbisë, po edhe kundër Qeverisë së Hotit për të komplikuar dialogun me Serbine, Albini me vendime të tilla do detyronte Hotin të shfuqizonte të gjitha vendimet e marra nga Albin Kurti. Pra, vendimet e fundit të Kurtit bëhen për shkak poenave politike, e kurrsesi për diçka tjetër dhe s'kanë të bëjnë me konflikte me Serbinë. Hoti për shkak dialogut me Serbinë do i mohojë e shfuqizoje të gjitha vendimet e qeverisë së Kurtit, pas kësaj largohet konflikti e do vijë dialogu në dobi të Serbisë e në dëm të Kosovës”, përfundoi Mehazi, për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat