Zbulohet se për kënd në fakt ishte e drejtuar mesazhi i Thaçit për mosbindjen e Kurtit - Bota Sot
Zbulohet se për kënd në fakt ishte e drejtuar mesazhi i Thaçit për mosbindjen e Kurtit

Politika

Zbulohet se për kënd në fakt ishte e drejtuar mesazhi i Thaçit për mosbindjen e Kurtit

M.H Nga M.H Më 6 qershor 2020 Në ora: 15:08
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur edhe njëherë për shkarkimin e Albin Kurtit nga pozita e Kryeministrit të Kosovës, dhe sipas tij këtu nuk pati rol faktori ndërkombëtar.

“Në takimet që kisha me të jam munduar ta këshillojë. Sikur t’i merrte ato këshilla sot do ishte në zyren ku ka qenë” u shpreh Thaçi.

Në lidhje me këtë me temë, profesori universitar, Enver Bytyçi, u shpreh që deklaratat e Thaçit ta japin një përmbajtje psiko-politike duke përmendur edhe vizita në orën 1 të natës së deputetit për ta votuar kryeministrin në ardhje.

“Po ta analizojmë deklaratën e zotit Thaçi nga pikëpamja e përmbajtjes psiko-politike, atëherë duhet thënë se Kosovën e udhëheq një president anakronik, delirant, me pikëpamje dhe ndjesi psikologjike sundimi dhe imponimi ndaj kreut të ekzekutivit të Kosovës. Por për Hashim Thaçin kushtetuta është një copë letre, me të cilën mund të tallesh, të luash dhe ta grisësh e zhuritësh si të duash e kur të duash. Ai i shkoi një deputeti në orën 1 të natës për ta “bind” për të votuar kryeministrin në ardhje. Nëse kjo do të ndodhte edhe në Afrikë, qytetarët dhe institucionet e vendit do të tronditeshin. Por Hashim Thaçi guxon në zemër të Europës të tallet me demokracinë dhe shtetin e të drejtës dhe t’i diktojë edhe kryeministrit çfarë duhet e çfarë nuk duhet që ai të bëjë. Imagjino si sillet një politikan i tillë me qytetarët e pambrojtur”, u shpreh Bytyçi.

Më tej profesori u shpreh që presidenti mendon të largoj nga vendi Serbinë nëse ja u dhuron territore të Kosovës por që kjo gjë nuk mund të ndodhë aq lehtë pasiqë duke dashur të mburret me fuqinë pushtetit e të pasurisë që ka si rezultat i ushtrimit të pushtetit, na dëshmon vetë se çfarë niveli dhe performance të inteligjencës dhe punës së tij.

Image
Enver Bytyçi

“Deklarata e zotit Thaçi ka një efekt pozitiv, provon se deklarata e Albin Kurtit në Kuvend për propozimin e presidentit që ata të dytë shkojnë në Uashington e ta nënshkruajnë marrëveshjen e copëtimit të territorit të Kosovës me pretekstin që “ta heqin qafe Serbinë”, është e vërtetë. Duhet të jesh naiv të besosh se Serbinë e përze nga Kosova, duke ia falë asaj territoret e vendit që ti drejton! Por zoti Thaçi e ka një të mirë! Xhaxhai im më ka porositur qindra herë: “Dëgjo bir, nëse ti nuk do të tregosh vetë, askush nuk do ta dijë nëse ti je i zgjuar, apo budalla”! Secili shfaq zgjuarsinë ose budallëkun e tij. Zoti Thaçi, duke dashur të mburret me fuqinë pushtetit e të pasurisë që ka si rezultat i ushtrimit të pushtetit, na dëshmon vetë se çfarë niveli dhe performance të inteligjencës dhe punës së tij ka. Ai ka arritur deri në atë delir, sa kujton se gjithë politikanët në Kosovë marrin frymë nga “gabzerri i tij”, u shpreh profesori.

Në fund, Bytyçi tha që këto deklarata nuk I thotë tashmë për Kurtin por për Hotin duke I treguar që “jam unë këtu, ndërsa ti nuk mund të më zësh vendin”.

“Por Thaçi tani nuk flet për Albin Kurtin! Mesazhi i tij për mosbindjen e zotit Kurti i drejtohet kryeministrit të ri, Abdullah Hoti. Besoj e keni vënë re, kur zoti Hoti deklaroi se ai do të ishte kryenegociator në bisedimet me Serbinë dhe të nesërmen u detyrua ta relativizojë atë deklaratë. Ishte Thaçi që ia tërhoqi vërejtjen, duke i thënë se “Jam unë këtu, ndërsa ti nuk mund të më zësh vendin”!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat