Mulliqi: Qeveria e re e Avdullah Hotit e hoqi reciprocitetin, pas insistimit të Grenelit

Politika

Mulliqi: Qeveria e re e Avdullah Hotit e hoqi reciprocitetin, pas insistimit të Grenelit

Nga: D.B. Më: 7 qershor 2020 Në ora: 15:24
Hoti-Grenell

Gjithçka që pranohet të kryhet në shpejtësi rezulton të mos jetë shume e mirë. Kjo për faktin se nëse ndodhë të kemi marrëveshje jo të favorshme për vendin, dëmi i shkaktuar nuk mund të korrigjohet, dhe as kërkimi fajit dhe fajtorëve asgjë nuk na ndihmon.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se ekzistojnë mendimet që pala shqiptare më shumë do të shërbej si dekor në vazhdimin e bisedimeve, se fjalën kryesore do ta ketë Grenel, Lajqek dhe Beogradi , që po fuqizohet politikisht pa asnjë të drejtë.

Image
Skender Mulliqi

“Po të mos ishte kështu  nuk do të kishin pasur gjithë këtë trysni dhe nguti nga ndërmjetësi në bisedime amerikani ,Grenel, që të rrezohet një qeveri brenda një afati kohor të shkurtër e midis pandemie e të zëvendësohet më një qeveri të re. Secili prej nesh dhe shumicës shqiptare të cilët janë të brengosur për fatin e Kosovës, do të kishin dëshirë të demantoheshin, së kjo është në interes të madh për shqiptaret në Ballkan. Por rrjedhat e deritashme të proceseve dhe 33 marrëveshjet e nënshkruara deri me sot më Serbinë nuk na sollën as liberalizim të vizave, na bëjnë skeptik për epilogun përfundimtar të finales te bisedimeve. Sigurisht së fajtorët do të kanë emër dhe mbiemër, por sa ja vlen kjo, nëse miqtë tanë evropian dhe amerikan, e lejojnë ndarjen e Kosovës , që bie ndesh më Pakon e Ahtisarit, GJND-në, Kushtetutën e Kosovës etj”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Sipas tij, Serbia nuk e hoqi nga preambula kushtetuese Kosovën si pjesë përbërëse e saj.

“Ky shtet nuk kërkojë kurrë falje për vrasjet masive të shqiptarëve, dhe kurrë deri më sot nuk u kushtëzua nga ndërkombëtarët. Kosova ishte viktimë e hegjemonizmit serb, dhe shumë ka frikë që kjo të na përsëritet. Ka gjasa edhe për faktin së kurrë më të përçare nuk ka qenë faktori politikë shqiptarë, ne të dyja anët e kufirit, në vend që të ishin unik. Duket së shqiptarët e kanë inatin dhe interesin personal mbi të gjitha.165 lobiste shqiptarë në Amerikë , duke e parë rrezikun e humbjes të territoreve më të begatshme te Kosovës, i kanë dërguar një letër presidentit, Donald Tramp, ku kanë kërkuar që Greneli mos të jetë ndërmjetës i dialogut Prishtinë-Beograd”, ka thënë Mulliqi.

Ai konsideron se Qeverisë se re ekziston rreziku që i është skicua politike paraprake jo e mire.

“Skicimet me përmbajte të ndryshimeve territoriale i ka kundërshtua disa here Angela Merkel. Ajo si edhe shumë të tjerë mendojnë së shkëmbimet etnike territoriale do të hapin Kutin e Pendores ne Mal të Zi , Bosnje dhe Maqedonin Veriore.Në këtë pikë duket së po ekzistojnë thyerjet ndërmjet Amerikës dhe BE-së. Kthimi në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar të vendeve të rajonit ,do tu kushtonte shumë .BE –ja dhe Amerika do të duhej të koordinohem mirë, për zhvillim dhe prosperitet te Kosovës, e jo ta bëjnë atë monedhë për kusuritje”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat