Sulmet ndaj Vjosa Osmanit, analisti: Thaçi do të duhej të ishte pak më i ndalur dhe i matur

Politika

Sulmet ndaj Vjosa Osmanit, analisti: Thaçi do të duhej të ishte pak më i ndalur dhe i matur

Nga: A.SH Më: 10 qershor 2020 Në ora: 15:17
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, po vazhdon të jetë cak i kundërshtimeve e akuza, si nga anëtarët e partisë së saj, po ashtu edhe nga Presidenti i vendit.

Ai përmes një emisioni, mbrëmë deklaroi se familjarët e Vjosa Osmanit kanë punuar për Serbinë.

E, lidhur me këtë analisti politik Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot” thotë se, kultura e komunikimit nuk po shkon drejt përmirësimit por drejt përkeqësimit dhe ndotjes së mëtejshme.

“Kultura e komunikimit politik në Kosovë, në vend që të shkojë drejtë përmirësimit, po shkon drejtë përkeqësimit dhe ndotjes së mëtejshme. Në kushte normale njerëzore, njeriu kur ngrehë ndonjë akuzë, duhet ta bazoj në fakte konkrete”, tha ai.

Mirëpo sipas tij, Presidenti duhet të jetë i matur në diskurs.

“Natyrisht që z. Thaçi, si President i vendit, për mendimin tim, do të duhej të ishte pak më i ndalur dhe e i matur në diskurs. Të mos lëshohej në thashetheme e akuza me secilin. Megjithatë, nga ana njerëzore, kam një lloji empatie për të dhe mundohem ta kuptoj qasjen e tij. Pse e them ketë? Sepse, i kemi disa akter politik, që i kanë mbërritur majat e karrierës në politikë, pa bërë asgjë konkrete në shërbim të qytetarëve dhe vendit, përpos që merren me akuza kundrejt figurës së z. Thaçi. E di, edhe unë vetë kam rezerva në mënyrën e menaxhimit të tij politik, por, përderisa nuk ka argumente të plota për akuzat e rënda që i servohen, nuk është korrekte të sulmohet. Do ta preferoja që, edhe në rast akuzash, e kundërakuzash, kjo sjellje të mbetej më së shumti në prizmin personal e assesi mos të përfshihen familjet e ndërsjella në të”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat