Veprimtari i hershëm i LDK-së flet për situatën brenda këtij subjekti: A ka përçarje në këtë parti? Kjo është thirrja e tij për Isa Mustafën

Politika

Veprimtari i hershëm i LDK-së flet për situatën brenda këtij subjekti: A ka përçarje në këtë parti? Kjo është thirrja e tij për Isa Mustafën

Nga: N. H Më: 10 qershor 2020 Në ora: 22:39
Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa

Kohëve të fundit është folur shumë për zhvillimet në vend dhe përçarjen e mundshme brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Krejt kjo ka ndodhur, pasi Vjosa Osmani, që mban postin e nënkryetares në LDK, ka dalë kundër qëndrimeve të partisë.

Veprimtari i hershëm i LDK-së, Fatmir Bajraj, për gazetën “Bota sot”, ka folur për situatën e fundit, në të cilën është duke kaluar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Bajraj shprehet se kushdo që ka lëshuar LDK-në, për motive dhe ambicie karrieriste dhe pushteti është shuar, njëherë e përgjithmonë.

Image
Fatmir Bajraj

“Kushdo që ka lëshuar LDK-në, për motive dhe ambicie karrieriste dhe pushteti deri me tani, ylli i tij politik është shuar, njëherë e përgjithmonë. LDK-në e sfidon ‘Kolona e Pestë’ e cila ka synim dhe qellim, fragmentarizmin dhe përmes tij, edhe dobësimin deri në masën e nënshtrimit ndaj kundërshtarëve politik, siç është LVV-ja e Albin Kurtit dhe PDK-ja SHIK-iste dhe PRONTO-iste e Kadri Veselit. LDK-ja, strukturat e saja organizative dhe vetë lidershipi i saj, legjitim e legal, kryetari Isa Mustafa, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit 2019, bëri një gabim kapital, duke lëshuar depërtimin ‘pënetrues-përvers’, në Listën Zgjedhore për deputet për Kuvendin e Kosovës, figura të cilat jo vetëm që nuk kishin suportuar dhe mbështetur LDK-në me vite të tëra, por përkundrazi; e kishin luftuar e sfiduar LDK-në dhe lidershipin e saj, me gjuhën dhe logjikën nihiliste dhe linçuese”, ka thënë veprimtari i LDK-së, Fatmir Bajraj.

Ai shprehet po ashtu se mosfunksionimi i koalicionit qeverisë LDK-VV, nxori në sipërfaqe pakënaqësitë e Vjosa Osmanit, dhe disa deputetëve tjerë.

“Vjosa Osmani, një dhelpër me lëkurë qengji, bashkë me Fatmir Rexhepin dhe Haxhi Avdylin, kishte ‘pushtuar’ zemrat e strukturave të LDK-së dhe të vetë Kryetarit Mustafa, dhe ia doli të katapultohet në kandidate për Kryeministre në zgjedhjet të cilat LDK-ja nuk i fitoj dhe doli e dyta në garë pas LVV-së së Albin Kurtit. Mosfunksionimi i koalicionit qeverisë LDK dhe LVV, sikur nxori në sipërfaqe mercenarinë dhe vasalitetin e Vjosës dhe dy tjerëve të cilët dolën hapur kundër vendimit dhe qëndrimit të LDK-së, dhe praktikisht bashkuan votën dhe vullnetin me kundërshtarin politik, VV-në e Albin Kurtit”, shprehet ai.

Bajraj numëron gjithashtu edhe disa nga veprimet e Osmanit të bëra së fundit ndaj partisë së saj.

“Vota e Osmanit kundër mocionit në LDK dhe në Parlament, thirrja e saj që të mos rrëzohet Qeveria Kurti por që të dështoj mocioni i LDK-së, si dhe me pas, opinioni i saj dërguar Gjykatës Kushtetuese që të merr vendim në favor të LVV-së, dhe me pas, vlerësimi i saj negativ për aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, e nxjerrë ‘lakuriq’, si një mercenare dhe një argate të dresuar nga qarqe anti-LDJK-iste. LDK-në, nuk e ndanë Vjosa, Fatmiri e Haxhiu. Dalja hapur kundër vendimeve dhe qëndrimeve të LDK-së, i nxjerrë të lartpërmendurit nga LDK-ja me vullnetin e tyre dhe bindjet të cilat nuk janë me ato të LDK-së, pa pasur nevojë që të njëjtit të përjashtohen nga partia”, ka shtuar Bajraj.

Sipas Bajrajt, e vetmja gjë që mund të ndodhë tanimë, është shkarkimi eventual i Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së LDK-së nga ana e Këshillit të Përgjithshëm.

“Shkarkimi konform statutit të LDK-së, dhe të njëjtëve të mos u epet besim në strukturat e LDK-së në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së, i cili mbahet pas me shumë se tri viteve. Largimi dhe kalimi eventual i tyre në ndonjë subjekt tjetër, e dëmton LDK-në në numër, por jo edhe në vlerë dhe substancë, ngase LDK-në, nuk mund ta ndajnë 2-3 deputet, por efekti i vetëm i një hapi të tillë, të njëjtit i qon në vetëvrasje politike, njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

Krejt në fund, Bajraj thekson se LDK-ja, duhet të reflektoj bindshëm dhe fuqishëm që të mos përsëris gabimet e kushtueshme fillimisht për vete, e më pas edhe për vendin.

“Kushdo që ka lëshuar LDK-në, për motive dhe ambicie karrieriste deri me tani, ylli i tij politik është shuar dhe ka vdekur përgjithmonë. Kështu ndodhi me akademik Nexhat Dacin, u përsërit me ish Presidentin Sejdiu, dhe i njëjti fat e pret edhe Vjosa Osmanin, nëse jo edhe ma keq. Vjosa, Fatmiri dhe Haxhiu, formalisht janë në LDK, por praktikisht janë kundërshtarë të saj dhe në shërbim të kundërshtarëve të LDK-së. LDK-ja nuk do të ndahet , as përçahet, përkundër dëmit të shkaktuar nga ‘Kali i Trojes’ dhe ‘Kolona e Pestë’, ngase ajo ka përvojën e duhur në menaxhimin e krizave të stisura dhe artificiale nga ‘sorosistë’ dhe argatë të dreqit”, ka përfunduar veprimtari i hershëm i LDK-së, Fatmir Bajraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat