Zbulohet cila është arsyeja pse vazhdimisht Vjosa Osmani po “sulmohet”

Politika

Zbulohet cila është arsyeja pse vazhdimisht Vjosa Osmani po “sulmohet”

M.H Nga M.H Më 11 qershor 2020 Në ora: 08:24
Vjosa Osmani

Lajmet gjatë ditëve të fundit janë më shumë të drejtuara nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila më së shumti ka qenë e frekuentuar nga “sulmet” e vet partisë së saj dhe nga partitë tjera ka qenë Vjosa Osmani. Ajo së fundi u përfol se nuk do të jetë në partin e LDK-së mirëpo që po e njëjta parti e mohoi këtë gjë duke e quajtur dezinformatë.

Duke mos mjaftuar kjo Osmani u përfol edhe për shkak të babit të tij duke “sulmuar” që babi i saj ka qenë polic i shtetit të Serbisë. Por që gjithashtu ky lajm u mohua nga vet Osmani duke e sqaruar mirë këtë punë.

Në lidhje me këtë temë analisti politik Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që Osmani shihet si rrezik për kundërshtatër politik për këtë arsyje edhe këto lajme mundohen të dëmtojn personalitetin e saj. Por ajo se çfarë duhet të kemi parasysh në diskursin politik është se nga kush vin këto “sulme” dhe se në këtë mënyrë mund të shpërfaqet e vërteta mbi këto “shpifje”.

“Gjykoj se znj.Vjosa Osmani ka qëndruar stoike ndaj sulmëve të ulëta që ju kane bërë nga kundërshtarët politik, por edhe strukturat e brendshme të LDK-së, ku zonjën Osmani e shohin si rrezik potencial. Sulmet ndaj saj janë të orkestruara për ta dëmtuar personalitetin e saj dhe për ta zbehur përkrahjen në popull. Por, çdoherë diskursi publik ndaj këtyre shpifjeve të ulëta duhet të shtrohet në kontekstin se, nga kush po bëhen këto sulme? Çka përfaqësojnë këta individ?Arsyen pse po behën këto sulme? Në këtë mënyrë mund të shpërfaqët e vërteta mbi “shpifjet” dhe “spekulimet” e panevojshme, por mbi të gjitha debati do të drejtohet kah gjuha e fakteve edhe argumenteve”, u shpreh Ahmeti.

Më tej, Ahmeti shprehët që Osmani është në rrugë të drejtë për mbrojtur partimet e saj dhe se do të vazhdojë këtë rrugë edhe pse gjatë kësaj rruge sfida të natyrave të tilla do të ketë.

Image
Hidajet Ahmeti

“Mendoj se rënia e debatit në këtë nivel të sulmit në aspektin personal e familjar të personave publik është tejet e ulët për shoqërinë tonë, por mbi të gjitha për individët që përfaqësojnë institucione të rëndësishme shtetërore. Besoj se znj. Osmani është në rrugë të drejtë për të mbrojtur parimet e saj që i ka promovuar në vazhdimësi dhe kam një bindje të plotë se do të vazhdoj rrugën e saj për të arritur objektiva e qëllime të qarta, edhe pse gjatë rrugës do t’i paraqitën sfida të natyrave të tilla”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat