Ja çfarë duhet të bëj Qeveria e Kosovës në raport me Qeverinë serbe

Politika

Ja çfarë duhet të bëj Qeveria e Kosovës në raport me Qeverinë serbe

Nga: D.B. Më: 15 qershor 2020 Në ora: 14:52
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës por edhe Qeveria e Republikës së Serbisë duhet të shprehin gatishmëri për rivendosjen e kontakteve të ndërsjella të ndërprera para dy viteve me vendosjen e taksës 100% për mallrat që hynin nga Serbia në territorin e Kosovës nga ana e ish Qeverisë Haradinaj.

Ky akt ishte një prej arsyeve kryesore për ndërprerjen e kontakteve dhe të dialogut dypalësh të filluar në Bruksel i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Ejup Berisha i cili ë një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se të dy palët gjithashtu duhet të shprehin vullnet për rifillimin e dialogut të ndërsjellë i cili duhet të krijoj kushte që varësisht nga përparimi i atij bashkëbisedimi për vendosje të marrëdhënieve dypalëshe ndërshtetërorë diplomatike.

Image
Ejup Berisha

Sipas tij, dialogu në fjalë duhet të zhvillohet dhe udhëhiqet me ato rregulla parime dhe kushtet standarde dhe i njëjti assesi nuk duhet të jetë i ngarkuar me kushte tjera shtesë si p.sh me insistimin eventual të Serbisë për vendosjen në agjendë të bisedimeve të idesë për ndarjen e territorit të Kosovës dhe bashkëngjitjen eventuale të atij territori Serbisë.

“Dialogu në fazat e mëvonshme vijuese duhet të krijoj kushte për njohje të ndërsjellë mes dy shteteve Pra jo vetëm se që Republika e Serbisë duhet të shpreh gatishmëri dhe vullnet që ta njeh sovranitetin dhe subjektivitetin shtetëror Kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës por edhe Republika e Kosovës duhet ta njeh gjithashtu sovranitetin dhe subjektivitetin shtetëror kushtetues e juridik Republikës së Serbisë. E para se ta bëj Republika e Kosovës një gjë të tillë në raport me sovranitetin dhe subjektivitetin shtetëror të Serbisë autoritetet qeveritare të Kosovës duhet të insistojnë nga autoritetet qeveritare të Republikës së Serbisë që ata të kërkojnë falje publike për krimet e bëra nga regjimi pushtues i Serbisë prej vitit 1990 deri në vitin 1999”, ka thënë analisti Berisha.

Ai ka thënë se Serbia duhet të kërkoj, kërkim falje speciale edhe për krimet, vrasjet, dhunimet dhe shkatërrimet e bëra nga ana e forcave të armatosura dhe formacionet paramilitare serbe gjatë konfliktit të armatosur dy vjeçar në Kosovë.

“Po ashtu pala qeveritare e Kosovës nga pala qeveritare serbe duhet të kërkoj kthimin e shqiptarëve të rrëmbyer si dhe kthimin e mbetjeve mortore të atyre shqiptarëve që janë rrëmbyer gjatë vitit 97/99 nga Kosova dhe janë vrarë në Serbi Kërkim falja serbe duhet të përcillet edhe me obligimin e Serbisë që të bëj pagesën e dëmshpërblimeve ndaj shtetit dhe qytetarëve të Kosovës për veprat luftarake kriminale dhe për keqbërësit e saja të bëra gjatë okupimit të Kosovës në dekadën e fundit të shekullit të kaluar. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të bëj asgjë të veçantë dhe spektakolare në raport me Qeverinë e Republikës së Serbisë përpos që të dëshmoj pjekuri biseduese diplomatike e politike dhe dialogun ta udhëheq dhe zhvilloj si palë e barabartë duke i mbrojtur me vendosmëri dhe përpikëri interesat shtetërore dhe ato të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë analisti Berisha.

Sipas tij, dialogu duhet të zhvillohet me fjalë dhe me prezantimin e dëshmive të domosdoshme reale dhe bindëse palës tjetër negociuese, pasi qeveritare e Kosovës ka mjaft dëshmi të tilla për t’ia prezantuar palës qeveritare serbe.

“Tema dhe çështje të interesit të ndërsjellë ka plot për tu biseduar dhe trajtuar dhe përfaqësuesit qeveritar të Kosovës duhet të kenë plan strategji dhe platformë të harmonizuar nga të gjithë faktorët relevant politik kosovar për zhvillimin e dialogut me Serbinë. Pra nëse dialogu zhvillohet në bazë të pjekurisë dhe aftësive negociuese kjo është dëshmi se përfaqësuesit qeveritar të Kosovës kane arritur pjekuri dhe posedojnë aftësi që ti udhëheqin çështjet e interesit shtetëror dhe kombëtar në interes dhe në të mirën e shtetit dhe qytetarëve të saj. Nga ana tjetër edhe Diplomacia e Kosovës tani e ka kohën apo dhe terrenin e përshtatshëm që të dëshmoj se posedon aftësi diplomatike e negociuese për të zhvilluar dialog të vështirë me Serbinë”, ka thënë analisti Berisha.

Ai tutje ka shtuar, se Serbia ka dëshmuar në praktikë se është subjekt i vështirë dhe jo i këndshëm për bisedime jo vetëm dypalëshe por edhe shumëpalëshe.

“Kjo edhe për shkak të temave që do të jenë në agjendën e bisedimeve dy paleshë apo dhe tre ose katërpalëshe sepse ndoshta në to do të duhet të kyçeni palë tjera me mision që ta lehtësojnë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë siç janë BE dhe SHBA. Pra duhet kombinim i mënyrave, metodave, taktikave dhe strategjive gjatë dialogut me Serbinë ato që japin më shumë rezultate dhe tregohen më efikase dhe më efektive duhet ti zbatojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës në dialogun me përqafuesit e Qeverisë së Serbisë”, ka thënë analisti politik Ejup Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat