Vetëm kështu do të jetë marrëveshja historike Kosovë-Serbi

Politika

Vetëm kështu do të jetë marrëveshja historike Kosovë-Serbi

Nga: D.B. Më: 16 qershor 2020 Në ora: 15:13
Foto Ilustrim

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë i suksesshëm nëse në këtë proces do të ishte i kyçur vetëm Bashkimi Evropian.

Kjo për faktin se BE nuk mund ta zëvendësoj rolin e SHBA-së në bisedimet Prishtinë-Beograd, sikurse që as SHBA nuk mund ta zëvendësoj BE-në në këtë proces.

Kështu ka vlerësuar njohësi i Integrimeve Evropiane Sami Blakaj i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se Kosova në fazën finale të dialogut ka nevojë më shumë se kurrë për një politikë unifikuese jo vetëm brenda faktorit të brendshëm politik, por edhe brenda atij ndërkombëtar.

Image
Sami Blakaj

Sipas tij, në këtë kuptim, mendoj se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes përfaqësuesve të tyre special, z. Lajcak dhe z. Grenell do duhej të angazhoheshin intenzivisht në koordinimin dhe bashkërendimin e agjendës mbi të cilën do të udhëhiqej dialogu në të ardhmen.

“Konsideroj se vetëm një dialog i koordinuar mirë mes faktorit ndërkombëtar dhe palëve negociatore do të sjelltë rezultate të prekshme dhe të kënaqshme për të dyja palët. Për Kosovën ajo që është e vetëkuptueshme dhe se duhet të mbetët gjithmonë vijë e kuqe për Serbinë është pavarësia, respektivisht integriteti territorial i shtetit të Kosovës. Ndryshe, arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë që për epilog do të kishte njohjen reciproke ndërmjet të dyja vendeve, do të ishte një ngjarje historike jo vetëm për Kosovën por edhe për vetë Serbinë, secilës do ti garantohej rrugëtim i shpejt në Bashkimit Evropian”, është shprehur njohësi i Integrimeve Evropiane Sami Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat