“Përpjekja e fundit e BE-së në Kosovë”

Politika

“Përpjekja e fundit e BE-së në Kosovë”

Nga: A.M. Më: 16 qershor 2020 Në ora: 21:36
Miroslav Lajçak, Avdullah Hoti.

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak po zhvillon një vizitë në Kosovë. Sot është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Kryeparlamentaren Vjosa Osmanin dhe Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se vizita e Lajçkut ka të bëj me negociatat.

“Ardhja në këtë kohë e Lajcakut në Kosovë ka të bëj me negociatat që pritët të ndodhin mes Kosovës dhe Serbisë.BE po e ndjen rrëshqitjen e tavolinës së visedimeve nga SHBA, për ta vendosur atë në Shtëpinë e Bardhë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se BE po synon të kyqet në bisedimet finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“BE po mundohet të bëjë përpjekjet e fundi për të shpëtuar dështimin e saj disa vjeçar në raport me cëshrjen e Kosovës. Përmes z.Lajcak BE po synon të kyqet në bisedimet finale mes Kosovës dhe Serbisë, duke marr pastaj merita të kontribuesit në arritjen e kësaj marrëveshje.BE  po synon me çdo kusht t'i shpëtoj dështimet e saj, andaj vizita e z.Lakcak është në këtë sens”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat