Kelmendi për takimin e 27 qershorit: Thika nuk ka ku shkon më thellë

Politika

Kelmendi për takimin e 27 qershorit: Thika nuk ka ku shkon më thellë

Nga: G.B Më: 18 qershor 2020 Në ora: 08:47
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi.

E për dialogun për vizitë në Kosovë ishte përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se nuk e di a do të jetë i pranishëm në takimin në Shtëpinë e Bardhë.

Lidhur me këtë, profesori Muhamet Kelmendi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se pjesëmarrja e SHBA-së në dialog është shumë pozitive, ndërsa sa i përket BE-së është dështim total.

Image
Muhamet Kelmendi

“Pjesëmarrja e SHBA-ve në rol kryesor në diskutimet Kosovë-Serbi shihet nga shumë si gjë pozitive, sepse edhe vet gjendja në Kosovë është në një masë rezultat i SHBA-ve. Ndërsa sa i përket UE dhe përfaqësuesve të saj në raport me shtypin kriminal serb, është një dështim total i Brukselit. Brukseli dështoi në vazhdimësi, sepse caktoi përfaqësuesit e njëanshëm në bisedime. Sa ishte znj. Mogherini e pamë të gjithë si shkuan raportet. Ajo çrregulloi tërësisht vendin tonë dhe arriti deri atje sa që edhe copëtimin e vendit të bëjë”, është shprehur ai.

Kelmendi e sheh si të padrejtë faktin që Borel dhe Lajçak të jenë përfaqësues të BE-së për dialog, pasi të dy vijnë nga shtete që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Tash janë pajtuar dy politikanë aspak të drejtë në raportet Kosovë -Serbi. Si z. Borel, ashtu edhe Lajçaku vijnë nga shtete që nuk e kanë njohur Kosovën në shtet të pavarur dhe sovran. Dhe, natyrisht se këta të dy nuk janë të prirë në zgjidhje të drejta. Kjo, vjen edhe nga fakti se shumë shtete i kanë ndryshuar vendimet e veta. Uniteti në UE është zero”, ka vlerësuar profesori.

Andaj, ai thotë se çështja ka mbetur në Washington dhe Kosova e ka bazën e bisedimeve, Kushtetutën që nuk duhet shkuar nën të.

“Pra, ka mbetur çështja në Washington. Me Grenell nuk di si do të shkojnë raportet. Kosova e ka bazën e bisedimeve. Ajo është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Nën këtë nuk ka ku shkon Prishtina. Të gjitha normat që janë në fuqi janë produkt i kompromiseve të dhimbshme që ka bërë vendi ynë. Thika nuk ka ku shkon më thellë”, ka deklaruar Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat