"Nga entuziazmi i Thaçit dhe relaksimi i Vuçiqit, diçka jo e mirë e pret Kosovën"

Politika

"Nga entuziazmi i Thaçit dhe relaksimi i Vuçiqit, diçka jo e mirë e pret Kosovën"

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2020 Në ora: 19:48
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Më 27 qershor pritet të mbahet takimi Kosovë-Serbi në Uashington.

Liderët e vendit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti kanë thënë në deklarata e tyre se nuk do të ketë bisedime për territorin e vendit.

Mirëpo skeptik për këtë është analisti politik Faton Mehmeti që në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, bisedimet për territor janë faktike.

“Natyrisht se thonë se nuk bisedohet për territor, por ajo tashmë është faktike. Në SHBA Thaçi shkon për të nënshkruar marrëveshjen, pasi marrëveshja është nënshkruar. Ndërsa kryeministri Hoti mund të bie në lajthitje, të gjindet në një situatë të vështirë që të nënshkruaj diçka pa qenë pjesë e negociatave”, shprehet Mehmeti.

Sipas tij, rreziku qëndron, pikërisht duke u nisur nga entuziazmi i Thaçit dhe relaksimi i Vuçiqit.

“Realisht rreziku është i madh që më 27 qershor të ndodh ndarja. Fati që Serbia shkon e relaksuar atje nënkupton se do përfitoj atë që ka synuar prej kohësh: Veriun e vendit. Kam shumë frikë se diçka e keqe e pret Kosovën më 27 qershor, pikërisht duke u nisur nga entuziazmi i Thaçit dhe relaksimi i Vuçiqit”, përfundon për ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat