Anëtarësimi në Organizata Ndërkombetare është i pamundur pa një marrëveshje me Serbinë

Politika

Anëtarësimi në Organizata Ndërkombetare është i pamundur pa një marrëveshje me Serbinë

Nga: A. J Më: 19 qershor 2020 Në ora: 13:25
Foto Ilustrim

Qeveria e Kosovës është në organizim e sipër për takimin me palën serbe në Washington derisa kundër këtij takimi tashmë kanë dal kundër partitë opozitare. Takimit të ftuar nga kryeministri Avdullah Hoti nuk i janë përgjigjur Albin Kurti e Kadri Veseli.

Kosova ka stopuar aplikimin në organizatat ndërkombëtare me kushtin që Serbia të ndalon fushatës për çnjohjen e Pavarësisë se Kosovës.

Në lidhje me dialogun që Kosova pritet ta rifilloj me Serbinë me takim e radhës në Washington, Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë për “Bota Sot” se Kosova e ka të pamundur anëtarësimin në organizata ndërkombëtare pa përkrahjen e shteteve aleate e mbi të gjitha pa përkrahjen e  SHBA-ve. Në anën tjetër anëtarësimi në ato kryesoret, si në OKB e BE, por edhe NATO është i pamundur pa një marrëveshje me Serbinë dhe pranimin e kësaj marrëveshjeje nga Rusia dhe pesë anëtaret e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Image
Valon Murati

“Në këtë kontekst ky më shumë sesa një kompromis është një miratim i një kërkese të përkohshme të SHBA-ve në mënyrë që dialogu të vazhdojë. Po ashtu e kam përshtypjen që ka kohë që Kosova nuk ka bërë përpjekje anëtarësimi në organizatat e mëdha ndërkombëtare si Interpoli, UNESCO, Këshilli i Evropës etj. Më brengosëse është mungesa e konsensusit të spektrit politik për këto bisedime dhe mungesa e një projekti apo platforme më të detajuar për bisedimet e cila do të përmbante edhe rrugëzgjidhje e jo vetëm vija të kuqe. Kjo situatë mund të na vendos në pozita jo të favorshme gjatë bisedimeve shumë më shumë sesa çështja e aplikimit në organizata ndërkombëtare. Sepse siç e theksova nuk jam i sigurt se jemi duke aplikuar në ndonjë organizatë edhe pa këtë tërheqje momentale” ka thënë Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat