Njohësi i çështjeve politike, Fatmir Bajraj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se në dialogun e Kosovë –Serbi do të kulmoj me njohje reciproke, integrime veri-atlantike dhe futjen e palëve nën ombrellën sigurisë së Amerikës.
Ai e ka quajtur lajm të mirë përfshirjen e SHBA-në në bisedime, ku sipas tij, nxori në sipërfaqe dy faktor relevant.
“Nën patronatin e SHBA-vë, dialogu Kosovë-Serbi, kurrë s'do të promovoj & prodhoj ndarjen dhe copëtimin e Kosovës dhe as dobësimin e subjektivitetit shtetëror të saj, përkundrazi; dialogu do kulmoj me njohje reciproke, integrime veri-atlantike dhe futjen e palëve nën ombrellën sigurisë së Amerikës. Ftesa e palëve në Uashington për dialogun Kosovë-Serbi nga ana Shtëpisë së Bardhë, përkatësisht nga ana e Administratës së Presidentit amerikan, Donald Tump përmes përfaqësuesit special të Presidentit amerikan, ambasadorit Richard Grenell, është një lajm i mirë dhe i shumëpritur nga klasa politike e Kosovës, e cila ndër vite ka kërkuar dhe insistuar që SHBA-të, të përfshihen ma seriozisht në këtë proces të vështirë dhe kompleks, përjashto LVV-në e Kurtit e cila ka kundërshtuar të gjitha proceset politike që ka kaluar Kosova dhe shqiptarët që nga Konferenca e Rambujes e këndej”, ka thënë Bajraj për "Bota sot".