Ky është veprimi i Prindon Sadriut, pas shkarkimit të Vjosa Osmanit nga LDK-ja

Politika

Ky është veprimi i Prindon Sadriut, pas shkarkimit të Vjosa Osmanit nga LDK-ja

Nga: H.O. Më: 21 qershor 2020 Në ora: 20:19
Vjosa Osmani, Prindon Sadriu

Pas vendimit për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar edhe bashkëshorti i saj. Ndonëse nuk ka ndonjë fjalë për këtë shkarkim, Prindon Sadriu ka shpërndarë disa postime që mbështesim bashkëshorten e tij, e duke e kritikuar LDK-në për vendimin që ka marrë.

Ai përveq që ka shpërndarë postimin e bashkëshortes së tij, ka shpërndarë edhe postimin e bashkëpartiakut të saj, Xhafer Tahirit, i cili shkruan se:

“Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës nuk e ka pasur praktikë të përjashtojë njerëzit e vet aq më pak, Nënkryetaren e vet, Kandidaten e parë grua për Kryeministre për shkak të mendimit ndryshe”.

Sadriu ka shpërndarë edhe statusin e Veton Surroit i cili shkruan se : Vendim dyfish i gabuar inicimi dhe shkarkimi i Vjosa Osmanit nga udhëheqja e LDK-së. Është shenjë për mostolerim ndaj mendimit tjetër e për më tepër është edhe shenjë për mostolerim ndaj një gruaje lidere në politikë.

Edhe Enver Robelli kishte shkruar në përkrahje të Vjosa Osmanit: Nje "fitore" jeteshkurter e nentokes politike. Gjerat tash jane te qarta. Kristal. Diçka qe nentoka nuk e ka llogaritur eshte se gjeneratat e poshteruara me dekada nuk mashtrohen me. Dhe ky eshte zhvillim pozitiv! Dhe mesazh per krejt grate e Kosoves: nje "parti" qe e ka nxjerre zvarre nga salla dhe fyer vajzen e Jusuf Gervalles, kjo "parti" nuk e ka problem ta vazhdoje metoden e goditjes se grave qe kane vetem nje mekat: marrin 180 mije vota me kredibilitet politik, me karakter dhe me qendrueshmeri. Si te ajo drama e Shakespaerit edhe kesaj radhe vlen: "Mos u gezoni para kohe se shihemi te Filipi". Filipi eshte nje qytet antik, jo larg Kosoves. Cuberia nuk kalon! E nese mendoni se kalon, mos u fshihni pas "votes se mesnates"...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat