Flet fituesi i zgjedhjeve në Bujanoc: Do t’i ftoj partitë shqiptare për bashkëqeverisje

Politika

Flet fituesi i zgjedhjeve në Bujanoc: Do t’i ftoj partitë shqiptare për bashkëqeverisje

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 20:02
Nagip Arifi

Nagip Arifi, pritet që të udhëheq për 4 vjetët e ardhshme me Komunën e Bujonicit. Arifi i cili njëherësh është edhe kryetar i Partisë Demokratike, u rikthye në krye të kësaj Komune, pasi që në zgjedhjet e së dielës, doli i pari nga kandidatët.

Ai ka thënë se pas certifikimit të rezultateve do të ftojë partitë politike shqiptare për të hyrë në koalicion, për bashkëqeverisje.

“Ne edhe më parë e kemi thënë që partia jonë është e gatshme që të bashkëpunoj me partitë politike shqiptare. Sapo të certifikohen rezultatet, nga ana e Komisionit Zgjedhor, do i ftoj partitë politike shqiptare që të formojmë një koalicion. Kam thënë edhe më parë që  është mirë që të formohet shumica shqiptare dhe pastaj të ftojmë edhe ndonjë parti tjetër serbe për ta zgjeruar koalicionin”, ka thënë ai.

Arifi ka thënë që pritet i qeverisjes së tij do të jetë zhvillim ekonomik, dhe mirëqenia sociale.

Në ndërkohë partia e Arifit pritet të ketë edhe një ulëse në Kuvendin e Serbisë.

“Përfaqësuesi i partisë sonë është me numër rendor 3. Tash për tash duke parë rezultatet preliminare të Komisionit Republikan Zgjedhor, kandidatja jonë e cila është femër, do të kalojë në Parlamentin e Serbisë dhe sigurisht që do t`i mbrojë, interesat e shqiptarëve duke bashkëpunuar edhe me përfaqësuesit e dy partive të tjera”, ka thënë ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, tha se ka munguar mbështetja nga Kosova dhe nga Shqipëria për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Shpresoj që në të ardhmen Kosova dhe Shqipëria të kenë më shumë kujdes për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat