Përplasje mes kryeministrit Hoti dhe nënkryetarit të Kuvendit, Memli Krasniqi

Politika

Përplasje mes kryeministrit Hoti dhe nënkryetarit të Kuvendit, Memli Krasniqi

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 10:23
Avdullah Hoti

Një përplasje ka ndodhur mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe nënkryetarit të Kuvendit nga PDK, Memli Krasniqi, rreth votimit të marrëveshjes ndërkombëtare.

E gjitha ka nisur në momentin kur kryeministri Hoti kritikoi PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje, që po e refuzojnë këtë marrëveshje, duke thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe kur ka qenë në opozitë nuk i ka bllokuar këto marrëveshje.

 E këtë deklarim e kundërshtoi Memli Krasniqi, i cili tha se LDK ka bërë politikë në të kaluarën edhe me marrëveshje ndërkombëtare.

 Madje, ai thotë se në mandatin e kaluar, përfaqësues të LDK-së arsyetoheshin se nuk do votojnë pro këtyre marrëveshje, për shkak se kryetari i atëhershëm i Kuvendit, nuk po sillej mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat