Mulliqi: Nuk kemi paralajmërime të mira për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Politika

Mulliqi: Nuk kemi paralajmërime të mira për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Nga: D.B. Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:41
Foto Ilustrim

Ndonëse bisedimet më Serbinë u ndërprenë në vitin 2018, megjithatë edhe tash pas 2 viteve këto bisedime po pritet te vazhdojnë. Nga ana tjetër ftesa e Grenelit për 27 qershor që ju bëri palëve në bisedime, në strukturën e BE-së, po shikohet më shumë si minim të rolit të saj.

Në lidhje me këtë çështje analisti politik Skender Mulliqi ka thënë për gazetën “Bota sot” se deri më tani kurrë më polarizuese nuk e kemi pasur gjendjen politike në Kosovë.

Sipas tij, një gjendje të tillë e kemi edhe ndërmjet BE-së dhe Amerikës lidhur më bisedimet Kosove-Serbi.

Image
Skender Mulliqi

“Të gjitha ndodhitë e pamira bën që brenda një harku kohor të shkurtër të kemi dy qeveri .Qeverinë Kurti qe u rrezua nga shumica parlamentare, dhe qeverinë e re të Hotit, të krijuar nga një pakicë parlamentare .Këto situata të krijuara po krijojnë tensione të vazhdueshme politike , të cilat zor së do të tejkalohen lehtë. Këto kriza politike, ishin kriza të iniciuara më shumë nga gradacionet politike të interesit, duke e futur kështu vendin në një rrugë të rrezikshme. Të rrezikshme së pala jonë shkon në Ëashington, pa ndonjë qëndrim unik në Kuvend lidhur më vazhdimin e dialogut”, ka thënë Mulliqi.

Ai konsideron se pa një unitet të brendshëm dhe pa një unitet të faktorit vendimmarrës ndërkombëtar vështirë që mund të arrihet ndonjë marrëveshje e qëndrueshme dy paleshe e veçmas ndonjë marrëveshje e mirë për Kosovën.

“Me tentim rrëmbime të udhëheqjes së dialogut nga Amerika apo BE-ja, dhe qëndrimi i Kosovën në mes, nuk është paralajmërim bash i mirë. Kemi deklarimin e Grenellit së për çfarë do të bisedohet në Ëashington, por kjo duket pak si konfuze dhe mungesë e transparencës se duhur. Dyshimet pastaj janë të gatshme së çfarë në fakt ka mundësi që të ndodhe. Dhe, më të drejtë ekziston brengosja dhe frika në Kosovë dhe në Evrope se mos po fshihet pas nismës një tentim i ri i shtyrjes së shkëmbimit të territoreve”, ka thënë analisti Mulliqi.

Sipas tij, kancelaria gjermane Angela Merkel disa herë kishte bere te ditur së koha për ndryshimin e kufijve në Ballkan ka kaluar.

“Pas largimit të Mogherinit, BE-ja duket më e unifikuar lidhur më negociatat për marrëveshje përfundimtare, mbi parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Të shpresojmë ne vlerat perëndimore dhe amerikane në mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës të garantuar më kushtetutë dhe komfor ligjeve ndërkombëtare, si e vetmja zgjidhje reale dhe e pranueshme , duke ju shuar iluzionet. Kështu të gjithë atyre që po dëshirojnë ti shfrytëzojnë krizat e brendshme, dhe krizat politike perëndimore për të përfituar personalisht nga kjo çështje”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat