Zbardhja e fatit të të pagjeturve duhet t’i vihet kusht Serbisë

Politika

Zbardhja e fatit të të pagjeturve duhet t’i vihet kusht Serbisë

Nga: A. J Më: 25 qershor 2020 Në ora: 15:41
Të pagjeturit

Qeveria e Republikës se Kosovës në vazhdimin  e dialogut me Serbinë duhet të tregohet e ashpër dhe mos të lëshoj pe sidomos në çështjet që rendojnë shumë mbi vendin si viktimat e dhunimit në lufte, të pagjeturit dhe gjithsesi kompensimin e dëmeve të luftës.

Edhe përkundër asaj që dështoj takimi i paraparë në Uashington nga pala e Kosovës dhe ajo e Serbisë pasi që presidentit të vendit Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit iu konfirmuar aktkauza nga Gjykata Speciale, Kosovë më vonë mund të rifilloj dialogun me Serbinë.

Njohesi i çështjeve politike Leon Duhanaj ka thënë për “Bota Sot” se natyrisht që Kosova duhet të insistojë në drejtësi. Që të insistoj në zbardhjen e fatit te të pagjeturve. Në kompensimin e dëmeve të luftës.  Pastaj kemi çështjen recesionit, çështjen e pensioneve e shumë e shumë gjera që duhet zgjidhur.

Image
Leon Duhanaj

“Megjithatë, se sa do të jenë kompetent disa njerëz qoftë në aspektin profesional, qoftë edhe në atë etik, është për pikëpyetje.

Për fat të keq, ne treguam pas luftës se jemi të gatshëm për çdo gjë, dhe gatishmërinë e treguam me shumë për punë të liga se sa për ta rindërtuar vendin. Secili e ka gojën plotë me akuza, por pak është në gjendje të bëj për vendin.

Kur elitat janë të korruptuara dhe të zhytura në dukuri negative, është vështirë që zëri i tyre të dëgjohet, të vlerësohet respektohet si kredibil. Sepse patriotizmi mbaron aty  ku fillon zhvatja” ka thënë Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat