Jeton Kelmendi: “Bota Sot” të jetë krenare për misionin e saj

Politika

Jeton Kelmendi: “Bota Sot” të jetë krenare për misionin e saj

Nga: E.B Më: 26 qershor 2020 Në ora: 11:07
Jeton Kelmendi

Analisti politik dhe profesori Jeton Kelmendi, sot ka uruar gazetën “Bota Sot” për 25 vjetorin e saj. Kelmendi ka thënë se “Bota Sot” duhet të jetë krenare sepse ka qenë gjithmonë në shërbim të opinionit shqiptar.

Gjithashtu, ka thënë se si çdo medium tjetër edhe “Bota Sot” ka pasur vështirësi të ndryshme por, gjithmonë e ka mbushur misionin e saj për informim ndaj qytetarëve.

“Në këtë përvjetor Bota Sot duhet të jetë krenar se ka qenë gjithmonë në shërbim të opinionit shqiptar në shërbim të ideve dhe mbështetje të ish-presidentit Rugova, Si çdo medium tjetër ka vështirësitë e veta si financiare dhe problem të ndryshme, por unë mendoj se sidomos në këtë periudhën e pas luftës dhe në periudhën e luftës Bota sot e ka përmbushur misionin e saj me informim nda qytetarëve të vendit”, ka deklaruar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat