Vlerësohet e drejtë kërkesa e LVV në Gjykatë Kushtetuese kundër Thaçit

Politika

Vlerësohet e drejtë kërkesa e LVV në Gjykatë Kushtetuese kundër Thaçit

Nga: A.SH Më: 1 korrik 2020 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për, siç thuhet “vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në rastin e nxitjes, bindjes dhe detyrimit të deputetit, Haxhi Shala, për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë”.

Në lidhje me këtë profesor Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, ankesën e VV-së, e ka cilësuar si të drejtë dhe të arsyeshme, sepse Presidenti nuk guxon të nxitë, të bind e të detyrojë dhunshëm deputetët e parlamentit të votojnë sikurse.

“Ankesa LV-së në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të presidentit Thaçi janë të arsyeshme e shumë të drejta. Ai si president i shtetit nuk guxon të nxitë, të bind e të detyrojë dhunshëm deputetët e parlamentit të votojnë sikurse që është rasti me deputetin Haxhi Shala”, thotë Mehazi.

Sipas tij, një qytetar i rëndomtë nuk guxon të detyrojë ndonjë të votonte për dikë, do përgjigjej para gjyqit, e jo më presidenti i shtetit.

“Përgjegjësinë e këtyre veprimeve juridike e merr çdo kush, vota është e shenjtë edhe qytetari i rëndomtë nuk guxon të detyrojë ndonjë të votonte për dikë, do përgjigjej para gjyqit, e jo më presidenti i shtetit të sillet në këtë mënyrë nënçmuese me votën e lirë të deputetit Haxhi Shala. Thaçi duhet ta di se është president i shtetit e jo kryetar partie dhe si lejohet të merret me votat e deputetëve se nga cila anë të votojnë në parlamentin e Kosovës” shprehet Mehazi.

Me tej thekson, se Presidenti duhet t’i dijë kompetencat e veta.

“Kompetencat e kryetarit të shtetit dihen, ai është kryetar jo vetëm i qytetarëve, por edhe e partive politike dhe s'ka kurrfarë kompetencash ndaj parlamentit të Kosovës. Fatkeqësisht, Hashi Thaçi ështe president që nuk respekton ligjet kushtetuese të shtetit të tij”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat