Dialogu Kosovë - Serbi, deputeti i VV-së tregon se nga kush duhet të përfaqësohet vendi - ‘godet’ kryeministrin Hoti!

Politika

Dialogu Kosovë - Serbi, deputeti i VV-së tregon se nga kush duhet të përfaqësohet vendi - ‘godet’ kryeministrin Hoti!

Nga: A.M. Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:41
Avdullah Hoti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha, në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” ka folur për dështimin e takimit të planifikuar në Uashington nga emisari i SHBA-së për Kosovë.

Basha është shprehur se Qeveri nuk ka mandat për ta përfaqësuar vendin.

“E para, ky takim fillimisht dështoi, tani për arsye te ditura. E dyta, ka rendësi të ceket se kjo Qeveri nuk ka mandat për me përfaqësu vendin. Kryeministri nuk ka legjitimitet pasiqë as që ka qenë kandidat për postin që e mban, dhe nuk ka legalitet sepse dy vota përcaktuese i ka ilegale, njërën përmes trysnisë, e tjetrën e kemi deputetin që sipas Kushtetutës nuk ka mandat për shkak të një dënimi me burg për një vit e tre muaj nga Gjykata”, ka thënë ai.

Po ashtu, Basha ka potencuar se tanimë është e patjetërsueshme që vendi ta ketë një përfaqësim unifikues, i cili mund të vije vetëm nga zgjedhjet e reja.

Image
Dimal Basha dhe Albin Kurti

“Pra, me gjithë thyerjet politike dhe ngjarjet që tanimë po na mbulojnë, mendoj se tanimë është e patjetërsueshme që të kemi një përfaqësim unifikues, por ky unitet rrjedh nga një Qeveri me legalitet dhe legjitimitet të plotë, që mund të vije vetëm nga zgjedhjet e reja ku vendos sovrani e jo pazaret politike”, ka thënë Basha në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” e cila pritet të publikohet të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat