Numri i lartë i zëvendësministrave, Haki Abazi tregon se kush po e kap shtetin dhe nga kush po vjen rreziku i madh - Bota Sot
Numri i lartë i zëvendësministrave, Haki Abazi tregon se kush po e kap shtetin dhe nga kush po vjen rreziku i madh

Politika

Numri i lartë i zëvendësministrave, Haki Abazi tregon se kush po e kap shtetin dhe nga kush po vjen rreziku i madh

Nga: A. J Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:33
Haki Abazi

Numri i lartë i emërimit të zëvendësministrave neper ministritë adekuate të Qeverisë Hoti ka kaluar numrin e paraparë dhe premtimin për vetëm nga dy zëvendësministra në çdo ministri. Deri me tani sipas të dhënave ka 46 zëvendësministra por që po vazhdohet ende emërimi i tyre ani pse ishte premtuar që do të jetë e kundërta.

Derisa Qeveria Hoti asnjëherë nuk ka dashur të flas për ketë çështje, Vetëvendosje është ajo e cila po reagon ashpër ndaj një dukurie të tillë sidomos numrit të lartë të zëvendësministrave të Qeverisë se Avdullah Hotit, apo siç ata i referohen “Qeverisë Koti”.

Ish zëvendëskryeministri në Qeverinë Kurti, Haki Abazi ka thënë për “Bota Sot” se Qeveri Hoti është qeveri ilegale dhe se është në mbrojtje të interesave personale dhe kryesisht rreth atyre që kanë kapur shtetin.

“Qeveria ilegale po merr vendime në vazhdimësi po ashtu në kundër të gjitha premtimeve që janë bere në fushate elektorale dhe në kundërshtim me interes të funksionimit të shtetit dhe interesit qytetar. Kjo qeveri ilegale është në mbrojtje dhe avancim të interesit të individëve kryesisht të atyre që kanë kapur shtetin. Dmth premtimi për çkapje gjate fushatës është kthyer në kapje edhe me të forte dhe keqpërdorim efektiv të pozitave dhe resurseve të vendit. Kjo qeveri ilegale përbën rrezik të interesit të përgjithshëm dhe duhet të shkoje sa me pare” ka thënë për Bota Sot”, Haki Abazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat