A po “shuhet” Nisma?

Politika

A po “shuhet” Nisma?

Nga: N.Sh Më: 6 korrik 2020 Në ora: 17:27
Nisma

Nisma Socialdemokrate i ka punët si mos më keq. Kjo parti është para shuarjes.

Të gjithë e dimë se në zgjedhjet e fundit në Kosovë, si e kaloi pragun zgjedhor. Ajo kishte pak vota, mirëpo partnerët e koalicionit që tash i ka në Qeveri ia mundësuan edhe njëherë të kalon pragun e të bëhet pjesë e Qeverisë.

Së fundmi nga ky subjekt politik, ka ikur edhe Haxhi Shala, i cili mund të cilësohet si njeri kyç në këtë parti pas liderit Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqit.

Pas largimit të Shalës, Nisma do të pëson debakël në zgjedhje, kurdo që do të mbahen ato.

Më nuk do të mund që t’i ndihmojë askush, prandaj le ta shijojnë sa të munden Qeverinë dhe institucionet e Kosovës.

Nisma mund të shuhet! Ose mund të jetë emër në skenën politike të Kosovës, e që mund të kontribuoj vetëm në Malishevën e Fatmir Limajt.

Ndryshe, nga kjo parti as që është prit e as që mund të pritet që Kosovës mund t’i ndodh diçka e mirë.

Akoma mbajmë mend skandalet e ministrave të Nismës në Qeverinë e Haradinajt. Ministria e Arsimit dhe ajo ku e udhëhiqte Endrit Shala, ende nuk janë kfjellur nga uji i turbullt që ka mbetur aty.

Andaj, për Kosovën dhe shqiptaraët do të ishte mirë që të shuhet Nisma, por jo vetëm, pasi kemi edhe parti të tjera, të cilat me shumë pak vota e me koalicione me parti të mëdha që kanë bë para zgjedhjeve kanë arritë të marrin shumë poste ministrore e edhe të zëvendëskryeministrit.

Kjo është skandali më i madh që ka ndodhur në Kosovën e pasluftës, pasi një parti e cila duhet të shuhet të futet në Qeveri për shkak të interesave dhe të udhëheq më popullin e mos të punojnë për popullin!

Edhe Haxhi Shala që sot u shpërblye nga AAK-ja, pra pasi e morën në partinë e tyre, për shkak të votës pro Qeverisë Hoti, nuk mund të mbahet mend për ndonjë gjë të madhe që ka bë sa ishte deputet i Kosovës.

Ramushi Haradinaj i cili e prezantoi Shalën është mirënjohës për të, por për çka se?

“Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Vendosëm që bashkërisht t'i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës.

Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK”, ka shkruar Haradinaj.

Shala u shpërblye nga Haradinaj për shkak të votës pro Qeverisë Haradinaj, edhe pse e kishte kundërshtuar fuqishëm këtë Qeveri.

Vetë Haxhi Shala një ditë para seancës kishte deklaruar se nuk ka votë për qeverinë Hoti. Por, mendjen e ndërroi pak pas mesnatës së 3 qershorit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, i kishin shkruar bashkë në shtëpi Haxhi Shalës.

“Ata kanë ardhur së pari te unë si dy miq, si dy bashkëluftëtarë të mi. Kemi biseduar atë natë, si më kanë thënë se 60 vota janë, ose ti nuk duhesh të anosh nga pjesa tjetër se ky prjekt është një projekt më i gjerë sesa ai i tjerëve, edhe në momentin që më tha 60 vota, i thash, në tash mund të vazhdojmë të pijmë çaj për këtë votë më s’kemi qa të diskutojmë”, klithe deklaruar Haxhi Shala.

“Unë i kam thënë presidentit dhe ish-kryeministrit, votën kundër qeverisë ia kam thënë liderit tim, Fatmir Limajt, që nuk e jap. Edhe presidenti edhe kryeministri e kanë ditë, unë iu thash që jam tu e dhënë votën për juve, pasi më keni ardh brenda në shpi, po të ma thoshte edhe lideri im, unë do ta jepja votën pa problem”, ka thënë tutje Shala në një emision televiziv.

“Ata bashkë kanë ardhur, kanë mujtë me u taku rastësisht, por te unë bashkë kanë ardhë. Ramushi mu ka lutë gjatë, ai më shumë. Për mua janë kanë dy miq. Në momentin që i kam pa të dera, thash vetë më vete: Me më ardhë në shpi nuk guxoj mi kthyer mbrapa pa kurrgjë, po se disha çka kanë ardhur. Iu thash, keni mujtë në telefon, veç me më thanë. Me një makinë kanë ardhur”, ka thënë ndër tjera Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat