Dialogu Kosovë- Serbi, befason juristi tregon se a do të marrë pjesë Hashim Thaçi

Politika

Dialogu Kosovë- Serbi, befason juristi tregon se a do të marrë pjesë Hashim Thaçi

Nga: A.SH Më: 6 korrik 2020 Në ora: 22:47
Hashim Thaçi

12 korrik është data kur pritet të nis dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova do të jetë e përfaqësuar nga Kryemisntri Avdullah Hoti, pasi Presidenti Hashim Thaçi nuk dihet a do të marrë pjesë.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve politike në vend dhe jursiti, Blerim Bujrani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, Presidenti Hashim Thaçi mund të marrë pjesë në takim duke shtuar se, nuk ka aktakuzë zyrtare të plotëfuqishme kundër tij.

“Jo, Hashimi mund të marrë pjesë në takim, nuk ka aktakzuzë zyrtare të plotëfuqishme kundër tij, pra Thaçi mund t’i bashkëngjitet Hotit në Washington e Bruksel, ka mos pajtime dhe kalkulime e spekulime në këtë temë që Kosova po hynë në krizë për shkak të aktakuzave”, thotë Burjani.

Sipas tij, Kosova po shkon drejt një konfuzitet të krijuar nga disa njerëz në opinion që janë kredibil dhe nuk paraqesin ndonjë rëndësi në politkbërje të shtetit.

“Kosova nuk është ka shkon ka destabiliteti, por është duke përjetuar një konfuzitet të krijuar nga disa njerëz në opinion që janë kredibil dhe nuk paraqesin ndonjë rëndësi në politkbërje të shtetit. Çdo tentativë për treguar krizën dhe largimin nga dialogu Kosovën, është njeri që Kosovën e dëshiron të izoluar plotësisht nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe qorrsokak të shtetit”, përfundon Bujrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat