Intervistimi maratonik i Hashim Thaçit në Hagë, Tomë Gashi e zbulon nëse presidenti do të merret në pyetje edhe në ditët në vazhdim!

Politika

Intervistimi maratonik i Hashim Thaçit në Hagë, Tomë Gashi e zbulon nëse presidenti do të merret në pyetje edhe në ditët në vazhdim!

Nga: D.B. Më: 14 korrik 2020 Në ora: 17:49
Hashim Thaçi

Për të dytën ditë radhazi, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merret në pyetje nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar. Kreu i Shtetit nuk bëri asnjë prononcim para se të hynte në objektin e Prokurorisë Speciale, aty ku të hënën u mor në pyetje për rreth 6 orë.

Në një deklaratë për mediat një ditë më herët, Thaçi tha se ishte biseduar për çështje teknike dhe sqaruese dhe se ka pasur interesim të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

E në lidhje me këtë avokati Tomë Gashi ka thënë për “ Bota sot” se presidenti i vendit Hashim Thaçi për dy ditë me radhë  është duke u marrë në pyetje nga Prokuroret e Gjykatës Speciale në Hagë, dhe kjo aspak nuk do të thotë që sot do të përfundojë marrja në pyetje.

Image
Tomë Gashi

“Fatkeqësisht  Hashim Thaçi është ende në cilësinë e Presidentit të Kosovës. Ai nuk ka as njoftim që 3 javë, edhe përkundër faktit se aktakuza kundër tij është ngritur me 24 prill, ai prap se prap nuk ka dhënë dorëheqje. Thaçi nuk ka dhënë asnjë informatë se për çfarë është duke u marr në pyetje dje dhe sot. Thaçi po ashtu  nuk e ka informuar opinionin e Kosovës dhe me gjerë se ai është duke u marr në pyetje në Hagë nga prokurorët e Speciales lidhur me aktakuzën e ngritur në ditën e ditëlindjes së tij me 24 prill 2020, apo është duke u marr në pyetje eventualisht me çështje tjera që mund të kenë të bëjnë me pengimin eventual të Gjykatës Speciale siç është thënë edhe në komunikatën nga zyra e prokurorit në Hagë me 24 qershor. Thaçi mund të merret në pyetje edhe ditët në vazhdim, sepse aludimet rreth akuzave ndaj tij, të prokurorit të Gjykatës Speciale janë shumë serioze”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat