Çfarë do të sjellë përballja Hoti - Vuçiq

Politika

Çfarë do të sjellë përballja Hoti - Vuçiq

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 16 korrik 2020 Në ora: 08:10
Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuciq

Pas dëshmimit të takimit të 27 qershori dhe pas takimit virtual, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të takohen në Bruksel. Kosova pritet të përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti, ndërkaq Serbia nga presidentin serb Aleksndër Vuçiq.

Përkundër, që nuk është bërë e ditur agjenda e takimit, ekspertët vlerësojnë se në këtë takim pritet të diskutohet për çështjet si për të pagjeturit, të zhvendosurit dhe çështjet ekonomike.

Dialogu drejt epilogut përfundimtar

Image
Leon Duhanaj

Njohësi u çështjeve politike, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot” ka zbuluar se cilat tema pritet të diskutohen në takim e së enjtes në Bruksel.

“Pas një pauze të gjatë në procesin e dialogut, nesër do të kemi vazhdim të takimeve të drejtpërdrejta në mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas disa burimeve  në takimin e nesërm temë e agjendës së bisedimeve në bazë të dakordimeve do të jenë të pagjeturit, të zhvendosurit dhe çështjet ekonomike”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai është shprehur se dialogu do të shkoj drejtë rezultateve dhe epilogut përfundimtarë.

“Mendoj që këto edhe janë temat me të ndjeshme në ketë proces. Njëherësh është edhe hera e parë që përfaqësuesi serb e pranon që do të bisedohet për të pagjeturit. Kjo le të shpresohet se megjithatë, dialogu do të shkoj drejtë rezultateve dhe epilogut përfundimtarë. Ajo çfarë është e rëndësishme në ketë kohë, është uniteti i gjerë politik!”, ka deklaruar Duhanaj për “Bota sot”.

Qëllimi është i qartë

Ndërkaq, politologu Ejup Berisha, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar takimin virtual që u zhvilluar ndërmjet Hoti dhe Vuçiqit.

“Pas njëzet muajve ndërprerje të dialogut në relacionin Kosovë Serbi ditën e diel më 12 korrik është zhvilluar një takim virtual mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq si dhe me kyçjen e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë- Serbi Mirosllav Lajçak. Sa i përket agjendës së takimit virtual  mes dy bashkëbiseduesve në këtë takim ka shumë pak të dhëna dhe informacione të detajuara  përpos që sipas përfaqësuesit të BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të BE-së Jozep Borel, Hoti dhe Vuçiç janë marrë vesh për agjendën e takimit të radhës i cili sipas paralajmërimeve pritet që të mbahet ditën e enjte në Bruksel mes tyre. Pra më tej nuk ka informacione të tjera më të detajuara për bisedat dy palësh përpos që kryediplomatieuropjan Borel ka folur për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje e cila sipas tij  do të jetë ligjërisht e obligueshme për të dyja palët”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Image
Ejup Berisha

Berisha ka cekur se Hoti dhe Vuçiq janë marrë vesh për elementet kyçe të procesit të dialogut dhe për agjendën e takimit të së enjtes.

“Pra Hoti dhe Vuçiq  ditën e diel janë marrë vesh për elementet kyçe të procesit të dialogut dhe për agjendën e takimit të radhës i cili pritet të vazhdoj ka informuar i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Mirosllav Lajçak. Kjo pra thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të BE-së Borel sa i përket takimit virtual Hoti-Vuçiq. Borel i ka falënderuar siç është shprehur Lajçak partnerët për konstruktivitetin e tyre gjatë takimit të ditës së diel. Përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme dhe për çështje të sigurisë Zhozep Borel është shprehur se qëllimi i Bashkimit Europian është që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme mes palëve  e cila është tejet e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit por edhe për vetë BE-në. Ky gjithashtu është shprehur se qëllim i tyre është i qartë e ai është që të fillohet me punë serioze për normalizimin e marrëdhënieve dy palëshe mes Kosovës dhe Serbisë. BE sipas Borel do të vazhdojë të jetë i angazhuar në vazhdimin e dialogut ku roli i saj është ta lehtësojë atë apo ti bashkërendojë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje. Nga BE janë shprehur se procesi nuk është i lehtë dhe se i njëjti nuk ka qenë i tillë por se duhet të vazhdohet që të punohet për të ardhmen e përbashkët të të dyja shteteve dhe të rajonit në përgjithësi. Sipas Borel kjo kërkon vullnet politik nga të dy palët dhe angazhim i cili nuk ka qenë asnjëherë i lehtë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Marrëveshja me rëndësi të veçantë

Gjithashtu, Berisha ka shtuar se takimet e tilla të përbashkëta  të nivelit më të lartë mes Kosovës dhe Serbisë janë tregues se Republika e Serbisë ka filluar që ti njeh raportet ekzistuese politike dhe diplomatike në rajon.

“Çka të thuhet më shumë lidhur me bisedimet Hoti-Vuçiç përpos që konsideroj se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdoj sepse është interes jo vetëm i dy shteteve fqinje por edhe në interes të rajonit dhe të vetë BE-së. Mendoj se gjendja e konfliktit konstant mes dy shteteve nuk kontribuon për zhvillimin dhe përparimin e të dyja vendeve. Duhet të punohet për të mirën dhe në interes të stabilitetit dhe qetësimit të rajonit të Ballkanit perëndimor i cili tani ka shqetësime të natyrës shumë më serioze në lëmin e  shëndetit si pasojë e krizës me virusin Korona. Kjo është krizë shtesë e cila ka filluar të ndikojë negativisht mbi ekonomitë edhe ashtu të paqëndrueshme të shteteve të rajonit. Mendoj se është më mirë që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë së bashku sepse vetëm se përmes dialogut konstruktiv do të tejkalohen të gjitha mosmarrëveshjet e grumbulluara mes dy vendeve shumicën e të cilave i ka iniciuar dhe i ka prodhuar Republika e Serbisë. Takimet e tilla të përbashkëta të nivelit më të lartë mes Kosovës dhe Serbisë janë tregues se Republika e Serbisë ka filluar që ti njeh raportet ekzistuese politike dhe diplomatike në rajon dhe se ajo duke pranuar që përfaqësues të saj të lartë shtetëror të takohen me përfaqësues gjithashtu të lartë shtetëror dhe legjitim të Republikës së Kosovës siç janë takimet e mëparshme me Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe tani takimet me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin kjo pra është  tregues se Republika e Serbisë e ka njohur De-fakto Pavarësinë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka treguar elementin e rëndësishme se pse duhet të ketë dialog  në mese këtyre dy shteteve.

“Prandaj meqë është tejkaluar faza e kundërshtimit të takimeve me përfaqësues legjitim të Republikës së Kosovës nga ana e përfaqësuesve të Republikës së Serbisë kjo është një element shumë i rëndësishëm se dialogu mund dhe duhet të vazhdojë me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe politike e ekonomike si dhe të marrëdhënieve në sfera tjera të interesit të përbashkët. Mendoj se ky është element shumë i rëndësishëm se më mirë është të ketë dialog të gjatë sesa konfrontime të përhershme mes dy shteteve. Një marrëveshje e përbashkët e pranueshme nga të dyja palët do të jetë e një rëndësie të veçantë dhe jetike për stabilitetin politik dhe për zhvillimin dhe  përparimin politik-diplomatik dhe  ekonomik të të dyja shteteve”, ka përfunduar Berisha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat