Vizita e Bashës në Kosovë, analisti politik: Vizitat duhet të jenë të shpeshta dhe të rritet bashkëpunimi në të gjitha fushat

Politika

Vizita e Bashës në Kosovë, analisti politik: Vizitat duhet të jenë të shpeshta dhe të rritet bashkëpunimi në të gjitha fushat

Nga: A.SH Më: 20 korrik 2020 Në ora: 20:50
Lulzim Basha dhe Avdullah Hoti

Kreu i PD-së, Lulzim Basha po qëndron për vizitë në Kosovë, ku u takua me të gjithë krerët e vendit dhe temë kryesore e bisedimeve ishte procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Në lidhje me këtë, analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, kjo vizitë është nismë pozitive dhe se duhet të ketë vizita më shpesh për të rritur bashkëpunimin në të gjitha fushat mes dy vendeve.

“Vizita e z. Basha, në Kosovë, është një nismë pozitive. Posaqërisht kur kemi parasysh se nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ka kohë të gjatë që nuk kemi patur agjenda bashkëpunimi me Kosovën. Shqipëria dhe Kosova, nuk janë thjeshtë dy vende fqinjë, të cilat kooperojnë përmes qeverive respektive. Vizitat duhet të jenë të shpeshta dhe të rritet bashkëpunimi në të gjitha fushat. Natyrisht që Shqipëria, përkatësisht opozita shqiptare duhet të ketë rol ma proaktiv ne zhvillimet politike, qoftë në nivel kombëtarë, qoftë dhs ndërkombëtarë”, ka thënë Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

 

Sipas tij, PD viteve të fundit ka pas një angazhim jo të kënaqshëm në raport me Kosovën.

“Viteve të fundit kemi qenë dëshmitarë të një angazhimi jo të kënaqshëm të PD-së qoftë në raport me Kosovën, qoftë në përgjithësi. Problemet e shumta në politikën e mbrëmshme disi nuk u kanë lënë hapësirë për çështje tjera.

Ndoshta ka qenë problemi edhe me qeveritë e Kosovës pasi që Kryeministri Hoti, mënjëherë i hapi rrugët e bashkëpunimit, e që e shoh si meritë të tij dhe tejet positive”, përfundon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat