Deputeti më i zëshëm i VV-së: Isa Mustafës zakonisht para zgjedhjeve, PDK-ja i dalin vrasës

Politika

Deputeti më i zëshëm i VV-së: Isa Mustafës zakonisht para zgjedhjeve, PDK-ja i dalin vrasës

Nga: D.RR Më: 30 korrik 2020 Në ora: 11:29
Mefail Bajqinovci

Deputeti më aktiv dhe më “sulmues” nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në një prononcim për “Bota sot” ka kritikuar qasjen e Isa Mustafës ndaj PDK-së, ku thotë se ai i ndërron qëndrimet para dhe pas zgjedhjeve.

Bajqinovci thekson se, “Isa Mustafës zakonisht para zgjedhjeve, PDK-ja i dalin vrasës, e pas zgjedhjeve, parti që ka kontribut në shtetndërtim”.

“Isa Mustafës zakonisht para zgjedhjeve, PDK-ja i dalin vrasës që duhet të përgjigjen para Gjykatës Speciale, e pas zgjedhjeve, parti që ka kontribut në shtetndërtim”, tha deputeti Bajqinovci.

Ai më tutje mendon se emërimi i Skender Hysenit si koordinator, tregon se kjo qeveri është nën kontrollin e plotë të Hashimit. Gjithashtu Bajqinovci thotë se . LDK tash po shfaq edhe simptoma te depresionit duke i sulmuar edhe deputetët e VV-së.

“Tashmë edhe vendosja e Skender Hysenit si më i besuari i Hashim Thaçit tregon se komplet kjo qeveri është nën kontrollin e plotë të Hashimit. LDK tash po shfaq edhe simptoma te depresionit duke i sulmuar edhe deputetët e VV-së”, u shpreh ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat