“Heshtja” e Kurtit – flasin nga VV-ja, japin një paralajmërim - Bota Sot
“Heshtja” e Kurtit – flasin nga VV-ja, japin një paralajmërim

Politika

“Heshtja” e Kurtit – flasin nga VV-ja, japin një paralajmërim

M.H Nga M.H Më 8 gusht 2020 Në ora: 20:33
Albin Kurti

Në një intervistë për “Bota sot”, deputeti nga radhët e LVV-së, Fitim Uka Uka ka folur për gjendjen aktuale në Kosovë mirëpo edhe për “heshtjen” Albin Kurtit në lidhje me ngjarjet e fundit të vendit.

Deputeti u shpreh që nuk ka “heshtje” të Kurtit sepse ai është gjithmonë për të propozuar zgjidhje mirëpo që është koha që ai të kthehet në qeveri.

“Nuk e di çfarë iu bën të mendoni se veprimi i vazhdueshëm politik i z. Kurti është heshtje. Nëse prisni që ai të sillet ngjashëm si liderët e tjetër të papërgjegjshëm politik, atëherë jeni gabim. Kryeministri Kurti ka qenë dhe vazhdon të jetë i zëshëm përballë keqqeverisjes. Dhe, për dallim prej të gjithë liderëve të tjerë, ofron përherë analizë të mirëfilltë, por edhe propozim për zgjidhje. Meqë për inate politike këta nuk po dëgjojnë, është koha për rikthim të tij në Qeveri”, ka thënë Uka për “Bota sot’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat