Ish zv/ministri i LDK-së: LDK as që kanë guxuar t’i përmendin vrasjet e pasluftës

Politika

Ish zv/ministri i LDK-së: LDK as që kanë guxuar t’i përmendin vrasjet e pasluftës

Nga: H.O. Më: 9 gusht 2020 Në ora: 19:13
Ilustrim

Ish zëvendësministri në Ministrinë e Mbrojtjes dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava në një intervistë për “Bota sot” ka folur rreth vrasjeve të pasluftës dhe trajtimit të tyre. Tërnava thotë se këto vrasje nuk do të trajtohen asnjëherë nga LDK-ja dhe asnjëherë kjo parti nuk do të guxoj me i përmend këto vrasje.

Sipas tij, e vetmja shpresë është tek Gjykata Speciale në Hagë, nga e cila mund të priten zbulime të reja të këtyre vrasjeve.

“Bota sot”: Sa prisni që kjo qeveri të trajtoj vrasjet e pasluftës?

Hajrullah Tërnava: Kjo qeveri as që do t’i përmend apo as që do t’i inicon ndriҫimin e këtyre vrasjeve, i “Bota sot” kishim më parë edhe Kryeministra të LDK e që ishte Isa Mustafa e që e kishte Minister të PB Skënder Hysenin dhe në një kohë të gjatë, dhe as që kanë guxuar më i përmend e lë më me inicua zbulimin e atyre vrasjeve të dhimbshme. E vetmja gjasë dhe shpresë e zbulimeve të atyre vrasjeve të pasluftës, është tani në Gjyqin Special në Hagë, që duhet të presim dhe t’i gëzohemi zbulimeve të tilla, sepse me këtë dëshmohet se zbulimet herdo kurdo do të ndodhin sikur në këtë rast, se nëse nuk zbulohen këto zbulime, egziston dyshimi se edhe në të ardhmen munden të ndodhin vrasje të tilla që dikujt i teket më e vra dikënd pa ndonjë shkak të rëndësishëm, apo që se ka simpatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat