A i ka votat LVV-ja për rrëzimin e Qeverisë Hoti? - Bota Sot
A i ka votat LVV-ja për rrëzimin e Qeverisë Hoti?

Politika

A i ka votat LVV-ja për rrëzimin e Qeverisë Hoti?

Nga: G.B Më: 12 gusht 2020 Në ora: 16:00
Qeveria e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

E ende nuk dihet nëse VV i ka numrat për ta rrëzuar qeverinë.

Gjatë ditës “Bota sot” raportoi se edhe deputetë nga LDK priten të votojnë për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Image
Prof. Dr. Riza Smaka

Lidhur me këtë, profesori Riza Smaka, ka thënë për gazetën “Bota sot” se çështja e sigurimit të numrave është problematike, pasi ka tendenca që as nga opozita të mos ketë përkrahje për ta rrëzuar qeverinë.

“Çështja e sigurimit të numrave të nevojshëm për të ngritur mocionin për votimin e mosbesimit të Qeverisë aktuale është pak ca problematik, në radhë të parë nga se sikundër partitë politike pozitare madje edhe disa opozitare jo nga parimet por nga tendenca apriori nuk mund të pritet mbështetja e nismës për rrëzimin e Ekzekutivit në fjalë”, është shprehur ai.

Sipas Smakës, qeveria është formuar në rrethana problematike kushtetutare dhe dështake.

“Ndryshe Qeveria aktuale është formuar në rrethana problematike kushtetutare në një anë dhe është demonstruar inaktive, inefikase dhe dështake, në anën tjetër”, ka deklaruar Riza Smaka për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat