Këto janë milionat e Haradinajt, shtëpitë luksoze, pension invalidor e tri paga të Anitës

Politika

Këto janë milionat e Haradinajt, shtëpitë luksoze, pension invalidor e tri paga të Anitës

Nga: H.O. Më: 12 gusht 2020 Në ora: 22:45
Ramush Haradinaj dhe Anita Haradinaj

Ai së fundit ka deklaruar pasurinë e tij kur ishte kryeministër vendi në vitin 2019. Ramush Haradinaj ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme se posedon pasurinë në vlerën 944 mijë euro, apo afër 1 milionë pasuri të paluajtshme, duke përfshirë kështu shtëpi banimi, shtëpi me qira, toka e banesa.

Ndërkaq tek pasuria e paluajtshme, Haradinaj ka deklaruar një veturë në vlerën 8 mijë euro në pronësi të bashkëshortes.

71,700 euro janë kursimet e Haradinaj, derisa borxhet e tij kapin vlerën mbi 168 mijë euro kredi.

Tek te hyrat vjetore ai ka deklaruar se merr mbi 6.600 euro nga qiraja e shtëpisë së tij, apo mbi 73 mijë euro në vit.

Paga e tij vjetore arrinte vlerën 32,710 dhe 2,700 nga pensioni invalidor.

Bashkëshortja e tij poashtu merr tri paga, një nga televizioni publik, 660 euro, dhe 2000 euro nga dy kompani private. Kështu pasuria e tij kalon vlerën mbi 1 milionë e 200 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat