Zgjedhja e një presidenti të ri, do të mund të bëhet e mundshme vetëm me përfshirjen e PDK-së në proces

Politika

Zgjedhja e një presidenti të ri, do të mund të bëhet e mundshme vetëm me përfshirjen e PDK-së në proces

Nga: D.B. Më: 14 gusht 2020 Në ora: 15:46
Objekti i Qeverisë

Pas ambicieve të mëdha të politikave për Postin e Presidentit siç duket skena politike do të përçahet përsëri. Në lidhje me këtë analisti politik Leon Duhanaj ka thënë për “ Bota sot”, se është me se normale, që partitë politike të kenë ambicie për t'i marrë pozitat kyçe institucionale siç është tani çështja e postit të Presidentit.

Sipas tij,në gjithë ketë garë, nuk duhet harruar një gjë, se së pari kemi një President dhe përderisa ky është nuk do duhej të shpërfaqeshin ambiciet hapur.

Image
Leon Duhanaj

“Nëse presidenti jep dorëheqje, atëherë më e pakta që duhet bërë, nëse jo figurë konsensuale të pranueshme për të gjithë, duhet ta kenë parasysh që zgjedhja e një presidenti, kërkon konsensus të me së paku dy të tretave të kuvendit. Duke pasur parasysh këtë fakt partitë, e sidomos ato të vogla, duhet t'i kufizojnë ambiciet e tyre në proporcion me fuqinë e votës. Sipas konstalacioneve momentale, zgjedhja e një presidenti të ri, do të mund të bëhet e mundshme vetëm me përfshirjen e PDK-së në proces”, ka thënë Duhanaj.

Ai ka theksuar se LDK ka kryeministrin dhe zyrtarisht edhe kryetaren e Kuvendit, kështu që pozita e Presidentit me përfshirjen e PDK-së, ose do jetë konsensuale, ose do t'i takojë PDK-së.

“Për mendimin tim, nëse puna vije deri aty, atëherë si kandidate potenciale dhe të pranueshme do ta shihja Ambasadorën znj. Vlora Çitaku. Mbetet të shihet se si do rrjedhin gjërat, por Kosova ka nevojë me së shumti për imazh të mirë dhe një figurë si Vlora, do t'i bënte një shërbim të morë kësaj pune dhe vendit në përgjithësi”, ka thënë analisti politik Leon Duhanj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat