Çfarë po ndodhë me mocionin për rrëzimin e Qeverisë dhe sa nënshkrime janë mbledhur? Flasin nga Vetëvendosje

Politika

Çfarë po ndodhë me mocionin për rrëzimin e Qeverisë dhe sa nënshkrime janë mbledhur? Flasin nga Vetëvendosje

Nga: G.B Më: 28 gusht 2020 Në ora: 10:07
Lëvizja Vetëvendosje

Në fillim të pandemisë së koronavirusit, LDK edhe pse ishte pjesë e Qeverisë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, vendosi që ta rrëzonte atë.

Ajo u bë bashkë me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe, duke formuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministrit Avdullah Hoti.

E kjo qeveri ka marrë kritika të shumta sidomos për menaxhimin e pandemisë, e cila është një nga arsyet që Lëvizja Vetëvendosje filloi me mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Image
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, ka thënë për gazetën "Bota sot" se deri tani janë mbledhur 31 nënshkrime dhe se mocioni si shkak ka marrë dështimet e qeverisë.

"LVV tashmë ka të mbledhura 31 nënshkrime për mocionin e mosbesimit. Ne besojmë që ky mocion është domosdoshmëri duke marrë për shkak pikërisht dështimet e kësaj qeverie në menaxhimin e pandemisë. Ai mundëson shkuarjen në zgjedhje, prej nga do të burojë institucioni me legjitimitet të plotë, që është element vendimtar i një qeverie në menaxhimin e mirëfilltë të pandemisë", është shprehur ai.

Sipas Kryeziut, duhet ndërprerë ky keqmenaxhim i qeverisë me situatën me Covid-19, duke shtuar se Qeveria nuk ka aftësi që të kujdeset për shëndet publik dhe atë të ekonomisë së vendit, derisa nuk ka as mbështetje në Kuvend.

"Ndërhyrja për ndërprerjen e këtij cikli të keqmenaxhimit është kontributi i parë në fillimin e përmirësimit të situatës me COVID-19, por jo vetëm. Kujtojmë se COVID-19, pos pasojave në shëndetin publik, ka pasur pasoja të mëdha edhe në shëndetin e ekonomisë për të cilin kjo qeveri vërehet haptazi se nuk ka as aftësi, as ndjeshmëri por as mbështetje në kuvend për ta tejkaluar - po marr për referencë projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike, masat e të cilit janë të kota në raport me nevojat dhe synimet për rimëkëmbje. Madje si i tillë, në mungesë të deputetëve të vet koalicionit qeverisës nuk pati as kuorumin e nevojshëm në kuvend, duke dështuar kështu në lexim të dytë dhe atë para shkuarjes në pushim të kuvendit", ka deklaruar Përparim Kryeziu për gazetën "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat